Rizoto me Domate dhe Borzilok – Receta e Thjeshtë dhe Plot Aromë

1.7k 0

Orizi i përgatitur me domate dhe borzilok në formën e një risotoje i sjell tryezës suaj një shije tjetër.

Mënyra e përgatitjes është shumë e thjeshtë por shija e domateve të vogla qershi i je pi jep freski pjatës.

Nga ana tjetër borziloku i mbledh të gjithë në kuzhinë përmes aromës së tij fantastike.

Kjo recetë është edhe e shëndetshme dhe është e përkryer për të gjithë ata që kërkojnë që të ruajnë peshën e tyre.

Këtë rizoto mund ta përgatisni edhe me salcë domatesh me copa të prera nga tuli i saj, por më e mira do të ishte ta provonit me domate.

Përbërësit

400g oriz

Salcë domateje 2 lugë gjelle

400g domate qershi

1 qepë

1l ujë ose lëng perimesh

40g djathë kaçkavall

20g gjalpë

3 lugë gjelle vaj ulliri

Kripë

Borzilok

Përgatitja

Për përgatitjen e kësaj recetë AgroWeb.org ju këshillon që të nisni me prerjen e perimeve.

Si fillim nisni me qepën dhe mundohuni ta grini sa më hollë kalojeni në një tigan të thellë me vajin e ullirit.

Skuqeni në zjarr të ulët për 10 minuta derisa ajo të ketë marrë pamje transparente.

Kini kujdes pasi qepa nuk duhet t’ju ngjitet, pas ii jep pjatës shijen e hidhur, dhe aspak të këndshme.

Ndërkohë në tigan hidhni edhe orizin dhe përziejeni me një lugë druri pqr disa minuta.

HIdhni pak nga lëngu i perimeve ose uji dhe lëreni të avullojë po në zjarr të ngadaltë.

Pasi t’i keni larë dhe prerë domatet e vogla qershi shtojini tek orizi për përziejini mirë me pjesën tjetër.

Tani AgroWeb.og ju sugjeron që të shtoni edhe salcën e domateve për t’i dhënë një njgyrë akoma edhe më të thellë.

PËr të arritur kremozitetin e duhur, duhet të shtoni nga një garuzhte me lëng perimesh sa herë që shikoni se orizi thahet.

Përsëriteni këtë hap derisa orizi të jetë gati.

Shtojini kripë sipas dëshirës suaj, por tregoni kujdes me kripën që ka djathi kaçkavall për të mos e ekzagjeruar.

Në fund shtoni edhe borzilokun dhe lëreni edhe një tjetër minutë në zjarr.

Pasi ta keni larguar nga zjarri shtoni gjalpin dhe djathin kaçkavall dhe përziejeni mirë orizin.

Shqerbejeni të ngrohtë dhe duke e shoqëruar me sallatë me perime të freskëta./AgroWeb.org