Salca “Sqepi i Gjelit” – Receta e Shpejtë dhe e Shijshme

684 0

Salca e famshme Meksikane “Pico de Gallo” që do të thotë “Sqepi i Gjelit” e merr emrin pikërisht nga forma e veçantë e recetës.

Të gjithë përbërësit janë të prerë në kubikë të vegjël e të imët dhe sipas ekspertëve kjo recetë konsumohej me pëllëmbët e gishtërinjëve duke imituar kështu lëvizjen e sqepit të gjelit kur ushqehet.

Ndonëse emri dhe historia e kësaj recete janë mjaft interesantë, çfarë e bën të domosdoshme në kuzhinën tuaj është shija.

Një miks i freskët e i veçantë që mund të përgatitet e shijohet në çdo kohë.

AgroWeb.org ju tregon mënyrën e saktë të përgatitjes së saj mëposhtë në këtë artikull.

Përbërësit

1 qepë e madhe

2 domate të mëdha

2 lugë gjelle koriandër e grirë ose majdanoz

1 spec djegës jeshil

3 limona

Kripë

Përgatitja

Për të nisur këtë recetë AgroWeb.org ju këshillon të prisni qepën hollë dhe domatet në kubikë të vegjël.

Vendosini në një enë të thellë dhe po aty shtoni kroiandrën ose majdanozin dhe specin djagës jeshil të cilin ju këshillojmë ta merrni të madh.

Shtoni lëngun e limonit, kripën dhe përizejini me kujdes të gjithë përbërësit.

Kjo recetë është e përshtatëshme për 4 persona dhe mund të shoqërohet me mish, peshk apo patatina për një vakt pasditeje.

Gjithashtu është një salcë perfekte për të shoqëruara vaktet gjatë festave të fundvitit me një shije të veçantë në tryezë.

Atë mund ta ruani të mbyllur në frigorifer për një ditë në mënyrë që ta konsumoni edhe më vonë./AgroWeb.org