Sallata e Freskët Pranverore – Plot Vlera dhe Shije

1.1k 0

Bizelet e freskëta të stinës janë një shpërblesë jo vetëm për sytë dhe shijet por edhe për mënyrën tonë të ushqyerjes.

Të njoma e të porsavjela, bizelet e freskëta ofrojnë një larmi vlerash të rëndësishme për shëndetin.

Bizelet janë një burim i pasur i vitaminës K, manganit, fibrës, vitaminës B1, bakrit, vitaminës C, fosforit dhe folatit.

Bizelet janë gjithashtu një burim i mirë i vitaminës B6, niacinës, vitaminës B2, zinkut, proteinës, magnezit, hekurit dhe kaliumit.

Bizelet janë të mbushura me  antioksidantë dhe substanca të tjera të dobishme kundër inflamacionit.

Bizelet dhe bishtajore të tjera janë të njohura për aftësinë e tyre në rregullimin e qarkullimit të gjakut.

Bizelet e freskëta ofrojnë sasi bujare të proteinave dhe fibrës. Në 10 gramë bizele gjeni proteina dhe fibra të bollshme që ndihmojnë jashtëzakonisht shumë me tretjen.

Bizelet gjithashtu ndihmojnë duke mbajtur nivelin e sheqerit në gjak nën kontroll.

Nëse i përfshini bizelet në regjimin tuaj ushqimor atëherë prej tyre do të merrni shumë përfitime.

Në këtë artikull të AgroWeb.org, do të mësoni një recetë shumë interesante me përmbajtje bizelesh që do e zbukurojë tryezën familjare me ngjyra dhe pasurojë shëndetin tuaj me vitamina, minerale e antioksidantë.

Sallata Pranverore Me Bizele

Kjo sallatë e gjelbër ka tre përbërës kryesorë: barishte, bizele dhe avokado.

Nuk ka nevojë as për salca, sepse mjafton pak lëng portokalli i freskët për t’i dhënë sallatës një shije që do ju lërë pa fjalë.

Përbërësit:

2 filxhanë çaji bizele të freskëta

8 filxhanë çaji barishte të ndryshme për sallatë (mund të zgjidhni sallatë jeshile, spinaq, rukola, sallatë ajsberg etj).

1 avokado e prerë në feta

Gjysmë qepe e kuqe e grirë hollë

Gjysmë ose më pak luge çaji kripë

Gjysmë ose më pak luge çaji piper pluhur

3 lugë gjelle lëng portokalli i freskët

2 lugë gjelle vaj ulliri

2 lugë çaji uthull vere të kuqe

2 lugë gjelle fara chia

Përgatitja

Vendosni një tenxhere në zjarr, hidhni pak kripë dhe prisni që uji të marrë valë.

Më pas hidhni bizelet në ujë të valuar dhe lërini të ziejnë për 4-5 minuta deri sa ngjyra e tyre jeshile të ndizet dhe ato të zbuten.

Kullojini dhe shpëlajini në ujë të ftohtë.

Merrni një tas sallate dhe hidhini bizelet aty. Shtoni barishtet e përzgjedhura, përziejini mirë dhe servireni sallatën menjëherë.

Kjo sallatë është e lehtë dhe të ngop shpejt.

Atë mund ta servirni në drekë ose në darkë. /AgroWeb.org