Sallatë Me Kunguj Të Njomë, Kos Dhe Arra

941 0

Në verë edhe trupi ka nevojë për ushqime më të lehta e të freskëta, ndaj edhe sallatat e ftohta janë zgjidhja e duhur.

Në këtë periudhë sallatat shërbejë jo vetëm si shoqëruese vakti, por ato më së miri mund të shëndrrohen edhe në një vakt të shpejtë e plot vlera.

Ka lloje të ndryshmesh sallatash, por ajo që AgroWeb.org sjell sot për ju, përveç shijes do t’ju falë freski dhe hidratim për trupin.

Ndiqni më poshtë mënyrën e thjeshtë të përgatitjes dhe mos hezitoni ta provoni edhe vetë në shtëpi.

Përbërësit

2 lugë gjelle vaj ulliri

2 kunguj të njomë

2 gota kos

2 lugë gjelle arra të grira

Kripë dhe piper për shije

Përgatitja

Fillimisht ngrohni në nxehtësi të lartë rreth dy lugë gjelle vaj ulliri.

Më pas shtoni aty, kungujt e njomë të grirë. Gatuajini për 3minuta duke i përzier vazhdimisht. Hiqini nga zjarri dhe lërini të ftohen.

Pas kësaj përziejini kungulleshkat me kos dhe në fund shtoni arrat e grira, kripë dhe piper për shije.

Vetëm me pak përbërës dhe me tre hapa të thjeshtë, sallata që do të servirni do t’ju mrekullojë me shijen e saj fantastike. /AgroWeb.org