Sallatë Me Pjepër – Plot Freski Dhe Shije

478 0

Kjo është një sallatë e freskët dhe shumëngjyrëshe, e pasuruar me pjepër, ullinj, djathë dhe rrepka.

Por është pikërisht pjepri, ai që i jep kësaj recete shijen, freskinë dhe veçantinë e saj.

Një përbërës si pjepri ofron shumë përfitime për shëndetin dhe shumë freski në këto ditë të nxehta.

Pas nuk ngelen as përbërësit e tjerë të kësaj recete, të gjithë plot vlera ushqyese për organzimin dhe me shumë shije.

AgroWeb.org në këtë artikull ju njeh me këtë sallatë speciale, të cilën mund ta përgatisni fare thjeshtë në shtëpi.

Përbërësit:                               

900 g pjepër

100 g valeriana

330 g rrepka

200 g djathë

80 g ullinj të zi

Uthull balsamike

Vaj ulliri ekstra i virgjër

Kripë për shije

Nenexhik për zbukurim

Përgatitja:

Për të përgatitur këtë sallatë me pjepër, filloni duke qëruar dhe pastruar mirë pjeprin.

Pasi ta keni pastruar, priteni pjeprin në feta dhe më pas në copa rreth 2 cm .

Lëreni mënjanë dhe kujdesuni për rrepkat. Gjëja e parë që duhet të bëni është të hiqni gjethet dhe pjesën e bishtit.

Shpëlajini mirë me ujë të rrjedhshëm dhe më pas copëtoni rrepkat hollë në formë rrathësh.

Vazhdoni duke larë mirë valerianën dhe duke prerë djathin në kubikë të vegjël.

Në një tas, vendosni të gjithë përbërësit e mësipërm.

Spërkatini ato me kripë, uthull balsamike dhe pak vaj ulliri.

Përziejini mirë dhe shërbejeni sallatën me pjepër duke e zbukuruar sipas dëshirës, ​​me nenexhik të freskët.

Këshilla

AgroWeb.org ju këshillon ta konsumoni menjëherë këtë sallatë sepse ka tendencë që aciditeti të shtohet nëse qëndron gjatë.

Kjo sallatë është shumë thjeshtë dhe ju gjithashtu mund ta pasuroni sipas dëshirës tuaj.

Për shembull, ju mund të shtoni fruta të thara ose disa kubikë buke të skuqur me vaj dhe rozmarinë!

Nëse dëshironi mund të provoni të shtoni karotat në vend të rrepkës dhe djathë mocarela në vend të djathit të bardhë./AgroWeb.org