Sekretet e Salcës Me Avokado Dhe Arra

1.1k 0

Kjo salcë ​​me avokado dhe arra shqeme është shumë e shijshme dhe e gjithanshme në kuzhinë!

E freskët, kremoze, e pasur me lëndë ushqyese dhe mbi të gjitha me bazë bimore, salca është perfekte për çdo vakt. Përgatitja e saj kërkon vetëm 25 minuta, 6 përbërës dhe një mikser.

Nëse jeni gati ta provoni, ndiqni më poshtë recetën që AgroWeb.org sjell sot për ju.

Përbërësit

1/2 filxhan me shqema të papërpunuara

1 avokado e mesatare

1/4 filxhan koriandër e freskët

45 ml lëng limoni

1 thelpi hudhër

Kripë për shije

1/3 – 2/3 filxhan ujë

Përgatitja

Fillimisht, vendosini shqemat në një enë me ujë të nxehtë dhe lërini mënjanë për 20 minuta. Në këtë mënyrë ato do të zbuten dhe aroma do të bëhet më neutrale.

Pas kësaj kohe, kullojeni ujin dhe hidhini shqemat në një mikser.

Aty shtoni avokadon, korandrën e freskët, lëngun e limonit, hudhrën, kripë sipas shije dhe ujë.

Gjithçka që mbetet është ta përpunoni derisa të përftoni një krem ​​super kremoz me avokado dhe shqemë.

Gjatë përpunimit shtoni ujë sipas nevojës.

Këshilla

Salca shijon më mirë kur shërbehet e freskët.

Ju mund ta ruani në frigorifer për 1-2 ditë në një enë hermetike dhe duhet të dini se ngjyra do të bëhet më e errët./AgroWeb.org