I keni parasysh ato momente kur, sapo hyni në shtëpi, në korridor ju uron mirë se ardhjen aroma e një byreku me spinaq apo e piteve të ngrohta me djathë? 

E nuk është e rëndësishme vetëm se nga kush janë bërë këto gatime, por edhe se me çfarë janë gatuar. 

Përbërësit e një recete janë po aq, në mos më të rëndësishëm, se sa amvisa që e realizon atë. 

Dhe për të bërë të lumtur çdo pjestar të familjes, gjalpi Vitam është përbërësi kyç në gatime dhe pjekje. 

Jo vetëm për shkak të shijeve që ky produkt u jep recetave, por edhe për shkak të vlerave të tij të larta ushqyese.

Pse duhet të zgjidhni Vitam?

Gjalpi Vitam është një produkt me bazë bimore i cilësisë së lartë dhe një burim i mirë i vitaminave A, E, si dhe i pasur në vitaminën D, element jetik për sistemin imunitar. 

Receta e tij bazohet në përbërës të thjeshtë, siç janë vajrat me origjinë bimore dhe uji. Vitami është gjithashtu një burim i shkëlqyer i acideve yndyrore omega-3, që janë thelbësore për shëndetin e njeriut.

Ky produkt ka një histori më shumë se 70 vjeçare në treg, 7 dekada gjatë të cilave klientët e vjetër kanë mbetur besnikë dhe të rinj janë shtuar dita ditës. 

Të gjithë ata që gatuajnë e njohin Vitamin, i cili vjen së fundmi në treg me një paketim të ri, aleatin e tyre kryesor në kuzhinë!/AgroWeb.org