Si të Gatuani Kërmij – Receta e Veçantë Franceze

2.1k 0

Historia e kërmijve në kuzhinën moderne, daton më herët në kohë nga sa mund ta mendoni.

Kërmijtë ishin një burim ushqimi për njerëzit që në lashtësi, sepse ishin një burim i mirë proteinash.

Receta e ditëve moderne u krijua rreth vitit 1814 në Francë, kur hudhra dhe majdanozi u përfshinë në recetat me kërmij, për të përmirësuar shijen dhe paraqitjen e mishit.

Kjo përzierje më pas u bë shumë njohur edhe në mbarë botën

Sot AgroWeb.org ju njeh me këtë recetë interesante dhe shumë të shijshme, të cilën mund ta shoqëroni në mënyrë perfekte me bukë të thekur.

Kjo recetë përgatitet lehtë dhe është një mënyrë e shkëlqyer për të shijuar një pjesëz të kuzhinës franceze.

Përbërësit

1 kanaçe me kërmij të gatshëm

1 qepë

10 lugë çaji gjalpë i zbutur

3 lugë çaji hudhër e grirë

¼ filxhan majdanoz i grirë

1 lugë gjelle verë e bardhë

2 lugë gjelle thërrime buke

1 bagetë ose 2 simite të gjata

Udhëzimet

Shkrini 1 lugë gjelle gjalpë në një tigan, më pas shtoni aty qepën e prerë imët dhe kaurdiseni derisa të zbutet. Në fund shtoni kërmijtë dhe lërini në zjarr për rreth 2 minuta.

Në një përpunues ushqimi ose mikser, shtoni 5 lugë gjelle gjalpë të zbutur, hudhër, majdanoz dhe verë të bardhë. Përpunojini derisa të gjithë përbërësit të bashkohen dhe masa të jetë sa më kremoze.

Vendosni kërminjtë në tavë dhe sipër tyre shtoni rreth ½ lugë gjelle ose më shumë nga përzierja që krijuat më sipër.

Spërkatini me pak thërrime buke dhe piqeni tavën në 250 gradë,  për 10-15 minuta derisa të marrin ngjyrë.

Prisni një bagetë apo simitet në feta rreth 2cm të trasha (bëni aq feta sa keni kërminj).

Vendosni copat e bukës në një tavë të shtruar me letër pjekje.

Shkrini 4 lugë gjelle gjalpë dhe me të lyeni fetat e bukës.

Kur kërmijtë të dalin nga furra lërini mënjanë dhe vendosni në furrë tavën me fetat e bukës. Lëreni tavën derisa buka të theket.

Kur buka të jetë thekur, shërbejini kërmijtë duke i shoqëruar me bukën e thekur. /AgroWeb.org