Si Të Konservoni Limonët Në Mënyrën Më Të Thjeshtë

664 0

Limonët në kuzhina të ndryshme të botës shpesh konservohen për t’u përdorur më pas si erëza.

Ato mund t’i përdorni në çdo pjatë ku keni nevojë për një shije të mprehtë dhe këtu mund të përfshijmë makaronat, disa lloje salcash, pulën e pjekur në skarë, peshkun, patatet apo edhe sanduiçet.

Mënyra e përgatitjes së tyre është shumë e thjeshtë dhe kërkon vetëm pak përbërës.

Në këtë recetë, AgroWeb.org ka përdorur limon të prerë në feta sepse kjo lejon që shurupi të përthithet më shpejt.

Sigurisht që ju mund të përdorni edhe limon të përgjysmuar ose të plotë.

Për sa i përket llojit të limonit, këshillohen ata që nuk janë shumë të thartë dhe kanë lëkurë të hollë.

Por nëse preferoni, mund të përdorni edhe limon me lëkurë më të trashë, gjithçka varet nga shija personale!

Kjo është një mënyrë e shkëlqyer për të ruajtur limonët nëse keni një tepricë të tyre! Më poshtë AgroWeb.org ju njeh me mënyrën e plotë të përgatitjes së tyre.

Përbërësit

2-3 limonë

500ml ujë

500g sheqer

Përgatitja

Prisni fillimisht limonët në feta dhe më pas hiqni farat.

Vendosini fetat në një tas dhe mbulojini me ujë.

Tasin vendoseni në frigorifer për 2 orë.

Ujin mos e hidhni, por përdoreni për të bërë limonadë.

Vendosini fetat e limonit në një tenxhere me 500ml ujë dhe lërini të ziejnë për 10 minuta.

Në një enë tjetër bashkoni sheqerin dhe ujin dhe ziejini derisa të përftoni një shurup.

Shtoni aty fetat e limonit dhe ziejini për 10 minuta të tjera.

Nëse forma e tyre prishet gjatë procesit, mos u shqetësoni.

Vendosini fetat në një kavanoz qelqi dhe mbusheni me shurupin.

Mbyllni dhe shërbejeni kur t’i përdorni!

Mos ngurroni të shtoni erëza si vanilje, karafil, fara koriandër, shkop kanelle apo edhe kokrra piperi.

Nëse i mbani limonët në në frigorifer, ata do të qëndrojnë deri në 3 muaj. /AgroWeb.org