Si Të Përgatisni Sallam Cokollate Pa Sheqer

1.4k 0

Ndër ëmbëlsirat që nuk ka nevojë të piqet dhe që është sigurisht më e pëlqyera për thjeshtësinë e saj!

Mjaftojnë vetëm disa përbërës të thjeshtë dhe rezultati do të jetë një ëmbëlsirë që do të kënaqë nepsin tuaj.

E lehtë në përgatitje, kjo është një recetë perfekte edhe për ata persona që sapo kanë filluar të eksperimentojnë në kuzhinë.

Mësoni më poshtë hapat e përgatitjes së kësaj recete të ëmbël që AgroWeb.org sugjeron sot për ju.

Përbërësit

210 g biskota

230 gr kos

200 g  çokollatë e zezë (65%)

30 g  pluhur i hidhur kakaoje

40 gr lajthi

Sheqer pluhur për shije

Përgatitja

Për të nisur me përgatitjen e sallamit me çokollatë, skuqni fillimisht lajthitë në një tigan për disa minuta.

Lërini derisa të skuqen në mënyrë të barabartë dhe më pas grijini me thikë.

Prisni në copa të vogla cokollatën e zezë, vendoseni në një tenxhere që të shkrihet në zjarr mesatar. Pasi të jetë gati, lëreni të ftohet.

Vazhdoni me copëtimin e biskotave dhe në fund kalojini ato në një tas. Në tas bashkoni lajthitë dhe kosin.

Hidhni më pas në të, çokollatën e shkrirë dhe kakaon. Përziejini derisa të përftohet një masë homogjene.

Transferoni përzierjen në një letër pjekjeje. Mbështilleni në formë roleje dhe shtypeni për t’i dhënë një formë cilindrike.

Tani masën kalojeni në një qese plasitke gatimi dhe mbështilleni mirë.

Lëreni të pushojë në frigorifer për 3 orë, por nëse dëshironi mund ta lini edhe më shumë.

Pas kësaj kohe, nëse dëshironi më tepër ëlbësi, hiqni qesen dhe spërkateni me sheqer pluhur.

Këshilla

Sallami me çokollatë mund të ruhet në frigorifer për disa ditë dhe nëse dëshironi mund ta ngrini.

AgroWeb.org rekomandon përdorimin e çokollatës të zezë 65%, për një rendiment optimal në aspektin e shijes./AgroWeb.org