Si T’i Jepni Shije Recetave Tuaja Pa Përdorur Erëza

429 0

Nëse keni filluar të reduktoni sasinë e natriumit, ky artikull është i duhuri për të mësuar disa sekrete të reja gatimi që do t’ju ndihmojnë të shtoni më shumë shije në gatimet tuaja.

Dhe pse erëzat janë gjithmonë një zgjedhje përfekte për t’i shtuar shije pjatës tuaj, AgroWeb.org ju njeh më poshtë me disa opsione të tjera, që mund të përdorni përveç erëzave.

Lëngjet natyrale

Lëngjet natyrale si limoni, jo vetëm që nxjerrin në pah dhe balancojnë shijen e gatimeve të ndryshme, por ato nuk përmbajnë natrium dhe as kalori.

Për më tepër, agrumet janë një burim i shkëlqyer i vitaminës C dhe antioksidantëve dhe kur shoqërohen me ushqime të pasura me hekur, ato rrisin përthithjen e hekurit nga organizmi.

Përveç limonit, ju mund të provoni të shtoni lëng portokalli mbi biftek, ai do t’i japë më shumë shije dhe pak ëmbëlsi.

Vajra të shijshëm dhe të shëndetshëm

Të pasura me yndyrna të pangopura të shëndetshme për zemrën, vajrat si ai i ullirit dhe i avokados balancojnë aciditetin në gatimet tuaja. Plus, mund të ndihmojnë në rritjen e përthithjes së vitaminave A, D, E dhe K të tretshme në yndyrë.

Për më tepër, regjimet ushqimore në të cilat përfshihet konsumi i vajit të ullirit, reduktojnë e rrezikun ndaj sëmundjeve të zemrës, mbajnë trurin të shëndetshëm dhe luftojnë inflamacionin.

Një kombinim i thjeshtë është edhe ai i vajit të ullirit, lëngut të limonit dhe piperit, që mund ta shtoni në një tas me sallatë jeshile.

Uthulla              

Në vend të lëngut të limonit dhe vajit të ullirit, përdorimi i llojeve të ndryshme të uthullës, mund t’i japë një shije të mrekullueshme gatimeve tuaja.

Dhe, meqenëse uthulla përmban pak kalori, është një opsion i shkëlqyer për njerëzit që vëzhgojnë marrjen e kalorive dhe nuk duan të sakrifikojnë shijen në ushqimin e tyre.

Shurup Mjalti dhe Panje

Ju mund të shtrydhni pak mjaltë në çajin tuaj ose t’i konsumoni petullat me shurup panje.

Por, a keni menduar ndonjëherë t’i përdorni këto ëmbëlsues natyralë si shoqërues të mishit?

Antioksidantët e fuqishëm tek mjalti dhe shurupi i panjës janë shoqëruesit perfekt të pjatave të shijshme me mish.

Gjithashtu ato shoqërohen mirë edhe me perime si lakrat e Brukselit, pasi balancojnë hidhësinë e këtyre perimeve.

Salca

Të gjithanshme dhe me shije, salcat e sallatës mund të shoqërojnë më së miri produktet e ndryshme të mishit.

Për më tepër, ju mund të përgatisni lehtësisht një salcë të thjeshtë duke kombinuar vaj ulliri me uthull ose lëng limoni dhe me barishte të freskëta.

Por kini kujdes nga salcat që blini në dyqan pasi ato mund të përmbajnë natrium./AgroWeb.org