Çfarë Është Gjumi I Thellë Dhe Pse Është I Rëndësishëm?

1.6k 0

Ju tashmë mund të jeni në dijeni se të rriturit kanë nevojë për 7 deri në 9 orë gjumë në natë dhe se cilësia e gjumit ka gjithashtu rëndësi.

Ndërsa pushoni, trupi juaj kalon nëpër faza të ndryshme të ciklit të gjumit.

Për shembull, gjumi i thellë është faza e gjumit gjatë së cilës valët e trupit dhe trurit tuaj ngadalësohen.

Është e vështirë të zgjohesh nga gjumi i thellë dhe nëse kjo ndodh, ju mund të ndiheni më të plogësht.

AgroWeb.org ju fton të lexoni për të mësuar më shumë rreth kësaj pjese të ciklit të gjumit.

Cilat janë fazat e gjumit?

Gjumi ndahet në ndahet në disa faza si më poshtë:

Faza e parë:

Funksionet e trupit tuaj si rrahjet e zemrës, frymëmarrja dhe lëvizjet e syve fillojnë të ngadalësohen.

Muskujt relaksohen dhe ju mund të përjetoni dridhje të herëpashershme.

Në të njëjtën kohë edhe valët e trurit tuaj fillojnë të ngadalësohen.

Faza e dytë:

Kjo është faza e gjumit në të cilën sistemet e trupit tuaj vazhdojnë ende të ngadalësohen dhe relaksohen.

Temperatura e trupit bie, lëvizjet e syve ndalojnë, valët e trurit janë të ngadalta, por ju keni ende disa shpërthime të shkurtra aktiviteti.

Fazat tre dhe katër:

Gjatë këtyre fazave ju përjetoni gjumë të thellë dhe rrahjet e zemrës dhe frymëmarrja juaj bëhen edhe më të ngadalta se më parë.

Ndërsa muskujt vazhdojnë të relaksohen edhe më tepër.

Valët e trurit bëhen aq të ngadalta sa që është e vështirë të zgjoheni edhe nëse ka zhurma të forta.

Gjumi i thellë quhet edhe “gjumi i valëve të ngadalta” ose gjumi delta.

Faza e parë e gjumit të thellë zgjat diku nga 45 deri në 90 minuta.

Zgjat për periudha më të gjata në gjysmën e parë të natës dhe bëhet më i shkurtër pas çdo cikli të gjumit.

Faza e pestë:

Gjumi REM, kjo fazë zgjat rreth 90 minuta.

Në këtë fazë sytë lëvizin me shpejtësi nga njëra anë në tjetrën.

Ju filloni të ëndërroni ndërsa aktiviteti i trurit tuaj dhe rrahjet e zemrës rriten njëjtë sikur të jeni zgjuar.

Frymëmarrja juaj bëhet më e shpejtë dhe madje në disa raste edhe parregullt.

Githashtu në këtë fazë gjymtyrët tuaj mund edhe të paralizohen për një kohë të shkurtër.

Cilat janë përfitimet e gjumit?

Gjatë gjumit të thellë ndodh sekretimi i disa homoneve të rëndësishme për zhvillimin dhe rritjen e trupit.

Po ashtu proceset kimike që ndodhin në tru, përmirësojnë kujtesën afatgjatë dhe afatshkurtër.

Përfitimet e tjera përfshijnë:

-ripërtëritje e energjisë

-rigjenerimi i qelizave

-rritjen e furnizimit me gjak të muskujve

-promovimi i rritjes dhe riparimit të indeve dhe kockave

-forcimin e sistemit imunitar

Çfarë ndodh nëse nuk bëni mjaftueshëm gjumë cilësor?

Mungesa e një gjumi cilësor lidhet me një sërë rreziqesh për shfaqjen e problemeve dhe sëmundjeve shëndetsore si:

-kujtesë e dobët dhe përqëndrim i ulët

-sëmundjen e Alzheimerit

-sëmundjet e zemrës

-diabeti

-goditje në tru/AgroWeb.org