Speca Të Mbushur Në Formën e Një Sanduiçi

699 0

Një mënyrë e interesante për mbushjen e specave është edhe ajo e mbushjes në formën e një sanduçi.

Ky version përmban një kombinim të shijshëm të fetave të holla të proshutës, djathit, kastravecit, kremit të ​​djathit dhe fetave të avokados.

Këtë sanduiç mund ta shoqëroni me patate të skuqura apo me ushqimet që preferoni.

Dhe nëse po mendoni për ngjyrën e specve, AgroWeb.org ju këshillon jeshilët sepse janë pak më të ulët në karbohidrate sesa varietetet më të ëmbla të kuqe, të verdha dhe portokalli.

AgroWeb.org ju njeh më poshtë me këtë recetë unike dhe tepër të shijshme, e cila është perfekte për tu përfshirë në regjimin ushqimor edhe nëse dëshironi të humbisni peshë.

Përbërësit

1 spec mesatar

2 deri në 3 lugë gjelle krem djathi

1-2 feta proshute të prera hollë

1-2 feta djathë guda të prerë hollë

6 deri në 8 feta kastraveci të holla

disa feta avokado

Kripë dhe piper për shije

Përgatitja

Fillimisht përgatisni të gjithë përbërësit e sanduiçit.

Me një thikë të mprehtë, prisni specin përgjysmë (për së gjati) dhe hiqni farat.

Vazhdoni duke mbushur gjysmat e specit me kremin e djathit.

Shtroni proshutë, djathë, fetat e kastravecit dhe disa feta avokado në secilën gjysmë.

Spërkatini me kripë dhe piper sipas shijes tuaj.

Bashkojini gjysmat për të formuar një sanduiç dhe shijojeni.

Mundësitë e mbushjes të këtye sanduiçeve me speca janë të pafundme.

AgroWeb.org ju njeh me disa variante për mbushjen si:

-Përdorni çfarë do lloj djathi që ju pëlqen.

-Shtoni lloje të ndryshme mishi apo proshute.

-Mund t’i mbushni me majonezë, marule, disa feta të holla domate dhe proshutë.

-Mbusheni me sallatë pule, si sallatë pule Buffalo, ose sallatë pule me barishte.

-Mund të përdorni kombinimin tuaj të preferuar të erëzave. /AgroWeb.org