Problemet me Mbipeshën që Lidhen Ngushtë me Depresionin

240 0

Problemet me peshën dhe veçanërisht mbipeshën kanë një efekt negativ në organizëm.

Kjo pasi mund të shkaktojnë sëmundje si diabeti apo sëmundjet e zemrës.

Gjithësesi ky nuk është i vetmi shqetësim që mjekët ngrenë në lidhje me mbipeshën.

Studime të shumta kanë treguar se efektet anësore të obezitetit apo kilogramëve të tepërta lidhen ngushtë me zhvillimin e depresionit.

Zhvillimi i depresionit është i dukshëm edhe tek personat që kanë një regjim ushqimor jo të shëndetëshëm.

Në këtë artikull AgroWeb.org ju shpjegon saktë se cila është lidhja mes një regjimi keq ushqimor, mbipeshës dhe depresionit.

Si ndikojnë yndyrnat e këqija

Megjithëse trupi i njeriut ka nevojë për disa yndyrna për të qënë i shëndetshëm disa të tjera mund të jenë të dëmshme.

Yndyrnat e marra nga peshku si omega-3  janë shumë të mira veçanërisht për trurin.

Ndërsa yndyrnat nga vaji i palmës apo ushqimet me dhjamë kanë një efekt të kundërt në të gjithë organizmin.

Një grup studiuesish nga Universiteti i Glasgow në Mbretërinë e Bashkuar dhe Institutit Gladstone në San Francisco,  kanë publikuar së fundëmi një studim që tregon për lidhjen që ka yndyra e keqe në shëndetin e trurit.

Sipas këtij studimi të cilit i referohet AgroWeb.org, konsumimi i shumtë i yndyrnave të këqija mund të çojë në depresion.

Zhvillimi i kësaj sëmundje tek personat obezë apo mbipeshë vjen ndryshe nga personat e shëndetëshëm që vuajnë nga depresioni.

Yndyrnat e këqija që përfitohen nga ushqimet çojnë në ndryshime të shtuara të sjelljes dhe shëndetit mendor.

Kjo ndodh pasi një pjesë e trurit e quajtur hypothalamus aktivizohet kur trupi konsumon yndyrna të këqija.

Ndikimi tek Hormonet

Në këtë mënyrë çlirohen një mori hormonesh në organizëm të cilat ndikojnë balancën e hormonit të lumturisë që është endorfina.

Kështu shtimi në peshë si pasojë e një diete të pasur me yndyrna të këqija rrit rrezikun e prekjes nga depresioni.

Gjithashtu tek personat obezë ilaçet për këtë sëmundje kanë një efekt më të pakët për shkak të sasisë së madhe të hormoneve që çlirohen.

Ndër ushqimet më të dëmshme renditet vaji i palmës, dhjami i mishit, ushqimet e konservuara apo ushqimet fast food./AgroWeb.org