Sufllaqe Me Mish Qengji E Përgatitur Në Shtëpi

1k 0

E njohur si një nga gatimet më të famshme të mishit në Turqi, kjo lloj sufllaqeje  mori emrin e shpikësit të saj Iskënder Efendi, gjatë shekullit të 19.

Recetat dhe metodat për t’i shërbyer ato janë të ndryshme,por e përbashkëta është se ato mbushen si në formën e një sanduiçi, pra bukët,pitet ose petët e pjekura mbushen me mish dhe perime si domate, lakër, marule, qepë, kastravecë ose turshi.

Gjithashtu iu shtohet edhe salcë , e cila mund të jetë me bazë kosi siç është xaxiqi ose me bazë susami siç është salca e njohur Tahini.

Në rastin e sufllaqes Iskënder, AgroWeb.org ju sugjeron të përdorni kofshën e qengjit të gatuar ose pjesë të tjera të pjekura të prera sa më hollë.

Ato shërbehen të vendosura mbi pite së bashku me salcën e domates dhe salcën e kosit.

PËRBËRËSIT :

2 pite

¼ kg kofshë qengji të prerë hollë

2 lugë gjelle gjalpë pa kripë

1 domate e prerë në kubikë

½ filxhani me salcë domateje

½ filxhani me salcë kosi

kripë dhe piper i zi

HAPAT QË DUHET TË NDIQNI

Përgatisni përbërësit e duhur.

Priteni mishin sa më hollë.

Në një tigan të madh shtoni gjalpin dhe më pas copat e mishit duke i përzier ato deri sa të ngrohen mirë.

Vendosini copat e mishit mbi pite

Në një tigan me gjalpë shtoni domatet e prera në formë kubike dhe kaurdisim ato për një minutë.

Shtoni salcën e domates dhe kaurdiseni deri sa të ngrohet.

Shtoni kripë dhe piper sipas dëshirës.

Domatet e gatuara hidhini sipër copave të mishit.

Në fund shtoni salcën e kosit dhe shërbejeni atë të ngrohtë./AgroWeb.org