Si të Përgatisni Një Tartë Limoni Franceze

399 0

Tarta e limonit është një ndër ëmbëlsirat më të famshme të kuzhinës franceze, të cilën të gjithë e pëlqejnë.
Brumi anësor është mjaftueshëm i hollë, krokant dhë i ëmbël aq sa duhet. Mbushja e tartës është mrekullisht e shijshme, e pasur, e thjeshtë, kremoze, e shkrifët, e hollë dhe jo shumë e thartë.

PËRBËRËSIT:Për mbushjen


Lëkura e një limoni
Lëngun e 1 limoni (të shtrydhur)
xhelatinë
¾ gotë shëqer (i bardhë)
170 gr gjalpë (të prerë në kubikë)
3 vezë të plota
2 të verdha veze
Sheqer

Për brumin
250g miell
 75g sheqer pluhur
 ½ lç kripë
 113g gjalpë (temperaturë ambienti)
 1 vezë

Përbërësit për merengën
125g sheqer
 3 të bardha vezësh
 1 lç ekstrakt vanilje

Përgatitja e kremit:Në një tigan të thellë bashkoni të verdhat e vezës, sheqerin, lëkurën dhe lëngun e limonit. E vini tiganin në zjarr mesatar dhe më pas shtoni xhelatinën. Përzieni derisa konsistenca e masës të jetë kremoze. Hiqeni tiganin nga nxehtësia dhe e lini mënjanë.

Përgatitja e brumit:
Prisni gjalpin në kubikë, shtoni miellin, sheqerin dhe bashkojini bashkë me lëvizjen e duarve. Më pas shtoni vezën dhe bashkoni masën derisa të homogjenizohet.
 Brumin sheshojeni me dorë dhe më pas mbështilleni më qese kuzhine. E lini në frigorifer derisa të forcohet pak.
 Shtrojeni në tavë brumin dhe me anë të një piruni shponi mazën e tij. Mbulojeni me letër alumini dhe sipër saj shtoni oriz, në mënyrë që brumi të ruajë formën gjatë pjekjes.
 Piqeni në furrë për 10 minuta në 180°C. Më pas hiqni orizin dhe letrën e aluminit dhe piqëni edhe për 10 minuta të tjera.

Përgatitja e Merengës:
I përzieni sheqerin, të bardhat e vezës dhe ekstraktin e vaniljes me anë të një rrahësi elektrik derisa të formohet shkuma e merengës.Pasi brumi të jetë pjekur, e lini të fotohet pak. Hidhni mbi të kremin e limonit dhe e përhapni me anë të një spatule në mënyrë të njëtrajtshmë.
Shtoni merengën në sipërfaqe dhe zbukurojeni me pak lëkurë dhe feta limoni.