Tortë e Ftohtë me Kos Dhe Fruta – Receta e Thjeshtë me Shijen Delikate

816 0

Ëmbëlsirat janë gjithmonë një pikë kyçe e drekave festive në familje.

Ato, përveç shijes, i japin një tjetër bukuri ditës por edhe tryezës.

AgroWeb.org sot ju sugjeron që të provoni tortën e ftohtë me kos të cilën mund ta përgatisni fare lehtë në shtëpi.

Kjo recetë kërkon përdorimin e xhelatinës por nëse dëshironi mund ta shmangni përdotimin e saj.

Më pas zgjidhni furtat tuaja të preferuara me të cilat mund ta zpukuroni tortën tuaj sigurisht edhe që t’i jepni akoma edhe më shumë shije.

Përbërësit

280g biskota pa sheqer

170g gjalpë

30g sheqer

700ml kos

60ml qumësht

50g sheqer pluhur

20g xhelatinë

300ml pana ëmbëlsirash

Fruta sipas dëshirës

Përgatitja

Si fillim lyeni me gjalpë një tavë keku rrumbullake dhe shtrojeni m eletër pjekjeje.

Ndërkohë grini në mikser biskotat dhe shtoni sheqerin dhe gjalpin e shkrirë dhe të ftohur.

Masën e përgatitur kalojeni tek tava dhe me një lugë përhapeni në të gjithë sipërfaqen e saj.

Mundohuni të krijoni një shtresë të njëtrajshme dhe të drejtë.

Futeni tavën në frigorifer për 30 minuta ndërkohë që vazhdoni me përgatitijen e ëmbëlsirës.

Shkrini fletat e xhelatinës tek një enë të vogël me pak ujë dhe lëreni aty për 10 minuta.

Mund ta përzieni me telin e kuzhinës që të tretet më shpejtë.

Ndërkohë në një tenxhere hidhni qumështin dhe vendoseni në zjarr për t’u ngrohur.

Kur të shihni që qumështi është i nxehtë hidhni aty xhelatinën e zbutur dhe përziejeni përsëri me telin e kuzhinës.

Në mikser AgroWeb.org ju këshillon që të rrihni panën e ëmbëlsirave me sheqerin pluhur derisa të krijoni shkumën e bardhë.

Panën përziejeni me kosin dhe qumështin me xhelatinë i cili duhet të fothet plotësisht.

Të gjithë masën që përgatitët kalojeni tek tava ku shtruat biskotat dhe përhapeni mirë dhe në mënyrë të barabartë.

Tani AgroWeb.org ju sugjeron që ta fusni ëmbëlsirën për 5 orë në frigorifer që të mpikset sa më mirë.

Para se ta shërbeni mund ta zbukuroni me fruta të freskëta të stinës./AgroWeb.org