Turshi me Brokoli – Si të Përgatisni Recetën e Veçantë

710 0

Po, brokolit mund të përgatiten edhe turshi dhe shija e tyre është fantastike.

Si në përgatitjen e çdo turshie, edhe në këtë rast përbërësit që duhen janë shumë pak.

Kripë, uthull dhe vaj ulliri.

Kjo është një recetë e thjeshtë, e cila kombinohet në mënyrë fantastike me gatime të ndryshme sidomos me receta të ngrohta të dimrit.

Më poshtë gjeni hapat e thjeshtë që duhet të ndiqni për përgatitjen e brokolit turshi.

Përgatitja e Turshisë me Brokoli

1 kg brokoli

1-2 lugë gelle kripë (sasia sipas dëshirës)

½ filxhan çaji me uthull

2-3 lugë gjelle vaj ulliri

Përgatitja

Si fillim, AgroWeb.org ju udhëzon të ndani brokolin në degëza por jo shumë të vogla.

Të njëjtën gjë bëni edhe me kërcellin e brokolit.

Priteni atë në feta rreth 1 cm trashësi.

Shtoni në një tenxhere 5 filxhanë çaji me ujë, shtoni aty kripën, uthullën dhe lërini të ziejnë të gjitha bashkë.

Ndërkohë, mbani mënjanë një tas me ujë shumë të ftohtë.

Sapo uji nis të vlojë, shtoni aty brokoli tdhe lërini të ziejnë pë 6-7 minuta.

Më pas, fikeni zjarrin dhe degëzat e brokolit kalojini menjëherë në tasin me ujë të ftohtë në mënyrë që procesi i zierjes së tyre të ndërpritet menjëherë.

Ujin ku zjetë brokolit lëreni të ftohet pasi do përdoret për mbushjen e kavanozave me brokoli turshi.

10 minuta pasi I keni vendosur brokolit në ujin e ftohtë kullojini mirë dhe vendosini ose në një kavanoz të madh të sterilizuar nëse keni ose në kavaniza të vegjël të sterilizuar gjithashtu.

Pasi uji i turshisë që keni në tenxhere të jetë ftohur hidheni nëpër kavanoza ku keni vendosur në mënyrë të barabartë brokolit duke i spërkatur njëkohësisht me vaj ulliri.

Nëse preferoni për më shumë shije mund t’i shtoni kavanozave edhe nga pak spec të kug djegës, por kjo varet siaps dëshirës.

Mbushini kavanozat dhe ruajini në frigorifer dhe mund t’i konsumoni pas disa orësh./AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.