Vezë të Mbushura me Krem – Receta Plot Shije

962 0

Një recetë klasike e vezëve me një mbushje kremoze, të cilën mund ta pasuroni sipas dëshirës vetëm nëse keni në dorë përbërësit bazë të saj.

Ajo çka ka tepër rëndësi është që vezët të ziejnë aq sa që të verdhat të jenë pak të buta.

Gjithashtu mjaft e rëndësishme është t’i kaloni të verdhat përmes një site të imët përpara se t’i kombinoni me përbërësit e tjerë. Është pikërisht kjo ajo që e bën mbushen e tyre aq kremoze.

Shtimi i barishteve është një mënyrë e thjeshtë për t’i bërë ato më të shijshme. Ndaj mos ngurroni të përfshini edhe barishtet tuaja të preferuara.

AgroWeb.org ju sugjeron ta provoni këtë recetë fantastike duke ndjekur hapat si më poshtë.

Përbërësit

  • 6 vezë
  • 3 lugë majonezë
  • 1½ lugë çaji musht
  • 1 lugë çaji mustardë
  • ⅛ lugë çaji kripë
  • ⅛ lugë çaji piper i zi i bluar
  • ⅛ lugë çaji sheqer
  • 1 lugë gjelle barishte të përziera të grira imët, si majdanoz apo kopër

Përgatitja

Fillimisht vendosni vezët të ziejnë në zjarr të fortë.

Pas kësaj kalojini në një tas me ujë të ftohtë që të ftohen.

Kur të jenë gati, qërojini nën ujë të rrjedhshëm dhe pritini me kujdes në gjysmë.

Hiqni të verdhat dhe vendosini në një sitë të vogël, ndërsa të bardhat lërini mënjanë.

Duke përdorur një spatul, shtyni të verdhat e vezëve përmes rrjetës së sitës.

Në një tas bashkoni të verdhën e vezës dhe me rradhë edhe përbërësit e tjerë.

Përziejini derisa të bashkohen mirë me njëri tjetrin dhe të përftoni një masë kremoze të butë dhe pa kokrriza.

Kremin më pas kalojeni në konin e pastiçierit dhe me të mbushni të bardhat e vezëve.

Në fund zbukurojini me pak kopër ose majdanoz dhe spërkatini me pak piper të kuq./AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.