6 Ushqimet që Mbështesin Rigjenerimin e Qelizave

4.8k 0

Natyra gjithmonë na jep mjetet e duhura për të luftuar sëmundjet dhe për të jetuar shëndetshëm. Kështu që gjithçka që duhet të bëni është të konsumoni ushqimet e duhura, të cilat mbështesin rigjenerimin e qelizave.

Trupi i njeriut ka aftësi të rigjenerojë veten pas një farë kohe, për shembull lëkura rigjenerohet për 30 ditë, ndërsa qelizat e kuqe të gjakut rigjenrohen për 4 muaj.

Studiuesit duke përdorur fuqinë rigjeneruese të trupit, kanë zbuluar trajtime për një sërë sëmundjesh, si kanceri i gjakut dhe dëmtimet e kyçeve.

Procesi i inflamacionit që zhvillohet në trupin tonë nga një dëmtim ose sëmundje, shkatërron qelizat duke i bërë ato të paafta të përfundojnë procesin e rigjenerimit.

AgroWeb.org në këtë artikull, do t’ju njohë me disa nga ushqimet të cilat luftojnë inflamacionin dhe nxisin ripërtëritjen e këtyre qelizave.

Ushqimet Që Luftojnë Inflamacionin

Frutat e pyllit duke qenë të pasura me antioksidantë dhe vitamina, janë në gjendje të zvogëlojnë inflamacionin dhe të mbështesin procesin e riparimit të qelizave. Ato ndihmojnë gjithashtu në  zvogëlimin e dhimbjeve të kyçeve dhe mbështesin funksionin e mëlçisë.

Salmoni dhe prodhimet e detit janë thelbësore për trupin tuaj pasi përmbajnë acide të shëndetshme yndyrore, të cilat luftojnë inflamacionin.

Ato gjithashtu mbështesin funksionin e trurit dhe zemrës, kështu që përfitimet do të jenë të shumta.

Brokoli është i pasur me substanca anti-inflamatore, të cilat përmirësojnë funksionin e mëlçisë dhe procesin e përgjithshëm rigjenerues në trup.

Në të njëjtën kohë, brokoli është një agjent i shkëlqyer detoksifikues.

Xhenxhefili frenon veprimin e elementeve dhjamore që nxisin inflamacionin, duke mbështetur procesin e rinovimit në mënyrë të natyrshme.

Arrat dhe farat janë të pasura me acide yndyrore dhe proteina. Ato mbështesin rigjenerimin e qelizave dhe mund t’ju ndihmojnë të humbisni peshë në të njëjtën kohë.

Arrat, bajamet, farat chia dhe farat e lirit janë të gjitha të shkëlqyera kundër inflamacionit dhe ju mund t’i përfshini ato lehtësisht në regjimin tuaj ushqimor.

Kërpudhat janë të pasura me polifone, të cilët mbrojnë qelizat e mëlçisë nga dëmtimi dhe luftojnë inflamacionin./AgroWeb.org