7 Arsye Pse Ju Dhembin Dhëmbët Krejt Papritur

840 0

Në brendësi të dhëmbëve tuaj ndodhen enë gjaku dhe nerva, të cilat janë disa nga më të ndjeshmet në trupin tuaj.

Kur dhëmbët tuaj irritohen, inflamohen ose infektohen, ka të ngjarë të përjetoni dhimbje të mëdha.

AgroWeb.org ndan me ju në këtë artikull disa nga arsyet më të zakonshme pse dhëmbët tuaj dhembin papitur.

Ju keni një kavitet

Dhimbja e papritur e dhëmbit mund të jetë shenjë se keni një kavitet.

Simptoamet mund të jenë ndjeshmëri ndaj ëmbëlsirave, nxehtësisë ose të ftohtit.

Keni një mbushje të dëmtuar

Fatkeqësisht mbushjet e dhëmbëve nuk zgjasin përgjithmonë.

Mbushjet e dëmtuara mund të shkaktojnë dhimbje të papritur të dhëmbit.

Bakteret mund të hyjnë në to dhe të krijojnë prishje të dhëmbit.

Kontrolli i rregullt dentar është një mënyrë e shkëlqyer për ta kapur këtë problem përpara se të shndërrohet në një problem më të madh.

Keni një infeksion të sinusit

A keni qenë ndonjëherë kurioz të dini pse ju dhembin dhëmbët kur jeni të sëmurë?

Besojeni ose jo, arsyeja pse ju dhembin të gjithë dhëmbët mund të jetë një efekt anësor i problemeve të sinusit.

Kjo ndodh sepse presioni në sinuse mund të arrijë deri tek nervat e dhëmbëve.

Infeksionet e sinusit zakonisht janë virale dhe pastrohen vetë në shtatë ose në 10 ditë.

Ju kërcisni ose shtrëngoni dhëmbët

Nëse jeni duke pyetur veten pse ju dhembin dhëmbët gjatë natës ose kur zgjoheni, mund të jetë për shkak të shtrëngimit ose kërcitjes së pavullnetshme gjatë natës.

Për të hequr këtë zakon dentisti juaj mund t’ju rokmandjë një mbrojtës goje të personalizuar për ta mbajtur kur flini.

Ato ndihmojnë në uljen e forcës së kafshimit dhe zvogëlojnë dëmtimin e dhëmbëve.

Keni ndjeshmëri ndaj të ftohtit

Ndjeshmëria ndaj të ftohtit është diçka e zakonshme dhe ndodh për disa shakqe.

Nëse ndjeshmëria është e shkurtër në kohëzgjatje dhe e vogël në ashpërsi, ka të ngjarë të lidhet me kërcitjen e dhëmbëve.

Ndjeshmëria ndaj të ftohtit që zgjat për disa minuta ose është e rëndë, mund të tregojë një problem më të madh, si prishja ose thyerja e dhëmbit.

Keni një çarje të dhëmbit

Ashtu si një kockë e thyer, një çarje në dhëmbin tuaj mund të krijojë dhimbje.

Për të riparuar këtë çarje dentisti juaj mund të vendosë një mbushje ose një kurorë mbi dhëmb.

Ju keni sëmundje të mishrave të dhëmbëve

Format e lehta të sëmundjes së mishrave të dhëmbëve si gingiviti mund të inicojnë inflamacion dhe acarim të indit të mishrave të dhëmbëve.

Gingiviti gjithashtu mund të krijojë ndjeshmëri ndaj ushqimeve të nxehta ose të ftohta dhe dhimbje gjatë përtypjes.

Rastet e rënda mund të çojnë edhe në infeksione të mishrave të dhëmbëve dhe dhëmbëve përreth./AgroWeb.org