8 Teknika të Trupit dhe Trurit kundër Dhimbjeve

686 0

Dhimbja manifestohet në mënyra të ndryshme dhe nga burime të shumta.

Ka njerëz që betohen se dhimbja e dhëmbit është më e forta që kanë ndierë në jetë, ndërsa disa të tjerë përballen me vështirësi me dhimbjen e mesit apo të kokës.

Në secilin rast, hapi më i natyrshëm duket se është marrja e një medikamenti të fortë kundër dhimbjes.

Megjithatë, kjo e fundit mund të largohet edhe me mënyra dhe trajtime të tjera më të buta me organizmin.

Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni për 8 teknika të trupit dhe trurit të cilat mund t’i zbatoni që sot kundër dhimbjeve.

Për më tepër, këto teknika përmirësojnë shëndetin dhe ju ndihmojnë të jetoni më mirë.

8 Mënyrat Natyrale Për Të Përballuar Dhimbjet

Ka raste kur dhimbja kërkon patjetër një trajtim mjekësor, por teknikat që fokusohen tek truri dhe trupi ju ndihmojnë të ndiheni më mirë.

Masazhet

Masazhet rekomandohen kundër dhimbjeve sepse qetësojnë muskujt dhe largojnë ankthin që përjeton njeriu gjatë dhimbjes.

Joga

Joga është një aktivitet fizik që rrit fleksibilitetin në trup dhe krijon një lidhje më të fortë mes tij dhe trurit, gjë që ndihmon në përballimin dhe largimin e dhimbjes.

Ndërgjegjësimi

Ndërgjegjësimi për shëndetin, qënien tonë, njerëzit dhe sendet që na rrethojnë janë një mënyrë e mirë drejt shëndetit mendor.

Frymëmarrja E Thellë

Frymëmarrja e thellë aktivizon sistemin nervor parasimpatetik, që është shumë i rëndësishëm për menaxhimin e dhimbjes.

Gjumi

Gjumi duhet të jetë patjetër prioritet, edhe nëse nuk vuani nga dhimbjet.

Një gjumë i mirë dhe cilësor ju vjen në ndihmë kundër dhimbjeve.

Frutat Dhe Perimet

Ushqyerja e mirë zvogëlon inflamacionin, një problem që ka një ndikim të drejtpërdrejtë tek dhimbja.

Aktiviteti Fizik

Ecja në natyrë dhe aktiviteti fizik janë të mira për shëndetin në përgjithësi dhe për menaxhimin e dhimbjes në veçanti.

Larg Stresit

Stresi dhe dhimbja ushqehen nga njëri tjetri. Dhimbja është burim stresi dhe kur njeriu është i stresuar, intensiteti i dhimbjes është më i lartë.

Ky rreth vicioz mund të ndërpritet nëse njeriu mëson si të menaxhojë stresin. /AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.