A E Dini Cili Është Ndryshimi Midis Të Qenit I Uritur Dhe I Etur?

306 0

Është diçka e zakonshme që njerëzit të ngatërrojnë etjen me urine dhe nëse po përpiqeni të humbni peshë, është e rëndësishme të dini ndryshimin midis tyre.

Përndryshe, ju mund të konsumoni më shumë kalori sesa keni nevojë, gjë që e bën më të vështirë arritjen e qëllimeve tuaja për të humbur peshë. AgroWeb.org ju njeh në këtë artikull me ndryshimet midis tyre.

Shenjat e urisë

E njëjta pjesë e trurit tuaj është përgjegjëse për interpretimin e sinjaleve të urisë dhe etjes, të cilat mund të jenë sinjale të përziera.

Sipas këshillës së dietologëve, ju duhet të përpiqeni të hani çdo tre deri në katër orë.

Shenjat e urisë përfshijnë ndjenjën e dobët, nervozizmin ose humorin e keq, zhurmën në stomak ose ndjenjën e zbrazëtisë. Uria e vërtetë vjen gradualisht, jo papritur.

Shenjat e etjes

Në kohën kur ndiheni të etur, ju mund të jeni edhe pak të dehidratuar.

Disa simptoma që mund të përjetoni përfshijnë sy të thatë, dhimbje koke, plogështi, marramendje, lëkurë të thatë dhe kapsllëk.

Urina juaj gjithashtu mund të jetë e verdhë në të errët dhe goja mund të jetë e thatë.

Përpiquni të konsumoni rregullisht ujë gjatë gjithë ditës.

Edhe nëse nuk ndiheni të etur dhe do të keni më pak shanse të dehidratoheni.

Testoni ndjesitë tuaja

Sa herë që mendoni se mund të jeni të uritur, provoni të pini një gotë ujë dhe të prisni 15 minuta.

Nëse ngopeni kjo tregon se thjesht keni qenë të etur.

Nëse ende e ndjeni stomakun bosh, me siguri jeni të uritur.

Nëse konsumi i një gote uji ose i një ushqimi nuk ju kënaq, mund të jeni duke përjetuar uri emocionale.

Një ndjenjë e papritur urie që shfaqet edhe pse keni ngrënë ka më shumë gjasa të jetë diçka që lidhet me emocionet negative sesa uri e vërtetë.

Për të shmangur ngrënien përpiquni të bëni diçka që ju ndihmon të largoni mëndjen, si për shembull të flisni me një mik ose të bëni një shëtitje, derisa dëshira juaj të kalojë./AgroWeb.org