Nga Manat, Pija Shqiptare Si Vepër Arti

653 0

Në ka mjeshtër të zotë në prodhimin lëngjeve më të mira alkolike nga frutat më të shijshme të trojeve të tyre, ata janë shqiptarët.

Mjeshtëria e tyre ka rrënjë anembanë vendit dhe lulëzon me krenari kudo. Por edhe në rastin e këtyre pijeve magjike, vlen shprehja popullore ‘sipas vendit bëhet kuvendi’.

Zona e Korçës, që konsiderohet si një prej rajoneve më të thatë të Shqipërisë, karakterizohet nga një klimë tranzitore Mesdhetare.

Fshatrat e Boboshticës, Drenovës dhe Trebickës kanë një traditë të pasur në prodhimin e manave, një frut që transformohet në një raki të shijshme me famë që kapërcen kufinjtë e Ballkanit.

Banorët e këtyre zonave i shkundin lehtë pemët e manës për të mbledhur lehtë frutat të cilët më pas futen në kazanë druri ku lihen të fermentohen për deri në 7 ditë.

Vështirë të gjendet në treg

Mushti më pas distilohet dy herë në enë bakri.

Kjo raki unike ka një ngjyrë të gjelbër të çelët dhe një aromë delikate manash dhe barishtesh. Ajo është e famshme, jo vetëm në Korçë, por edhe në zonat përreth saj.

Megjithatë, rakia e manës e Boboshticës është e vështirë për t’u gjetur në treg.

Sasitë e saj janë shumë të kufizuara për shkak se ajo prodhohet kryesisht për përdorim shtëpiak, ndonëse disa syresh mund të gjenden në tregun e zi.

Nëse prodhuesit e vegjël do të pajiseshin me mjetet e duhura që do u lejonin prodhimin e ligjshëm të kësaj pije dhe shitjen e saj, atëherë ata me siguri do të përzgjidhnin prodhimin artisanal të rakisë gjë që do të çonte në rritjen e sasive të rakisë së shitura dhe rrjedhimisht në të ardhurat e tre fshatrave të përfshira në këtë aktivitet.

Megjithatë, Shqipëria nuk është e famshme vetëm për rakinë e manës të Boboshticës. Zakonisht, shqiptarët janë të ndërgjegjshëm për shijen e mrekullueshme të manit apo vlerat fantastike të gjetheve të këtij fruti.

Po pse pemët e manave janë kaq të veçanta?

Gjethet mblidhen në dimër dhe thahen për çaj. Gjethet përdoren në mjekësinë popullore për të përmirësuar shikimin, pastruar mëlçinë dhe zbutur ethet.

Gjethet ndihmojnë kundër marramendjes, infeksioneve të zorrëve por edhe për të trajtuar dhimbjet e stomakut, luftuar kollën e të ftohtin apo ushqyer gjakun dhe bërë lëkurën të ketë një paraqitje sa më rinore.

Gjethet e manave përmbajnë 25 herë më shumë kalcium në krahasim me qumështin.

Ato kanë 10 herë më shumë fibër se çaji jeshil dhe hekur në krahasim me spinaqin. Këto gjethe përmbajnë minerale dhe antioksidantë siç është beta karoteni dhe acidi askorbik.

Ushqimet dhe pijet e pasura me beta karoten ndihmojnë kundër dëmeve të shkaktuara nga radikalet e lira.

Në Shqipëri, manat konsumohen edhe në variantin e thatë, në të njëjtën mënyrë si rrushi i thatë. Të dhënat e AgroWeb.org tregojnë se manat e thata përmbajnë 70% karbohidrate, 14 përqind fibër, 12% proteina dhe 3% yndyrna. Këta tregues konfirmojnë se manat përmbajnë shumë proteinë, të paktën krahasuar me fruta të tjera të pyllit.

Manat e thata janë një burim i pasur antioksidantësh që pakësojnë dëmet e shkaktuara nga radikalet e lira. Gjethet, frutat dhe kërcenjtë përmbajnë antioksidantë, një prej të cilëve është resveratroli.

Manat përmbajnë alkaloidë që aktivizojnë markofagun, qelizën e bardhë që ka për detyrë të zbulojë trupa të huaj në organizëm dhe t’i ‘konsumojë’ ato./AgroWeb.org