A mund të dhuroni gjak nëse jeni vaksinuar kundër COVID-19? – Çfarë duhet të dini

516 0

Sipas Kryqit të Kuq në Amerikë, dhurimi i gjakut edhe pasi jeni vaksinuar është plotësisht i sigurtë.

Megjithatë, ka disa gjëra që duhet të dini me të cilat AgroWeb.org në bazë të të dhënave ju njeh më poshtë.

Çfarë duhet të dini para se të dhuroni gjak?

Kur dhuroni gjak, ju do të duhet të jepni emrin e prodhuesit të vaksinës që keni marrë.

Nëse ndiheni mirë pas vaksinimit ju mund të dhuroni menjherë gjak.

Gjithashtu ju mund të dhuroni gjak kur të doni pasi të merrni një vaksinë të bërë nga AstraZeneca, Johnson & Johnson, Moderna, Novavax ose Pfizer.

Këshillohet që dhuruesit e gjakut që kanë marrë një vaksinë të ndryshme ose nuk e dinë se çfarë lloj vaksine kanë marrë, të presin dy javë para se të japin gjak.

Sidoqoftë, kjo është paksa e paqartë pasi shumë nga vaksinat në dispozicion nuk janë vaksina të bëra nga një formë e dobësuar e virusit.

A mund të dhuroni gjak nëse keni efekte anësore nga vaksina COVID-19?

Sipas të dhënave të AgroËeb.org, nuk duhet të keni simptoma dhe duhet të ndiheni mirë kur dhuroni.

Nëse keni planifikuar të dhuroni gjak dhe ju ndodh që të merrni vaksinën, nuk është një ide e keqe ta shtyni dhurimin tuaj.

Lodhja që mund të merrni nga vaksina mund të shtohet duke dhënë gjak, thonë studiuesit.

Gjithashtu, nëse keni efekte të tjera anësore, do të duhet ta shtyni për një herë tjetër.

A mundet që gjaku i vaksinuar të ndihmojë ata me COVID-19 ose t’iu japë antitrupa?

Nuk është plotësisht e qartë nëse mund t’i kaloni antitrupa dikujt që merr gjakun tuaj. Gjasat janë që ju të jepni një mbrojtje pasive, por se sa është e papërcaktuar.

Po ashtu gjaku që dikush merr nga ju nuk do të ofrojë të njëjtën mbrojtje si vaksina.

Megjithatë gjaku juaj mund të ndihmojë ata që aktualisht po luftojnë me COVID-19.

Kjo pasi plazma nga gjaku mund të përdoret si një trajtim për rikuperimin e pacientëve me COVID-19.

Pra nëse ndiheni mirë pas vaksinimit dhe dini emrin e prodhueit të vaksinës që keni marrë, ose nëse kanë kaluar dy javë nga doza juaj e dytë e vaksinës është e sigurt të konsiderosh dhënien e gjakut.