A Ndihmojnë Vitaminat Dhe Suplementet Në Parandalimin Ose Shërimin E COVID-19?

513 0

Megjithëse COVID-19 është një sëmundje e re, disa studime kanë eksploruar mundësinë që suplementet mund të jenë efektive në trajtimin dhe parandalimin e Covid-19.

AgroWeb.org ju fton të njiheni më poshtë me rezultatet e këtyre hulumtiveve.

Çfarë tregojnë studimet rreth efektivitetit të përdorimit të  suplementeve për trajtimin e COVID-19?

Që në fillim të pandemisë mjekët kanë përdorur vitamina dhe suplemente që janë dhënë zakonisht edhe më parë për trajtimin e sëmundjeve të tjera.

Po ashtu shumë hulumtime janë përpjekur të zbulojnë nëse kjo lloj kure funksionon me të vërtetë, por për fat të keq, shumica e provave nuk janë bindëse.

Për shembull, në një studim ku njerëzit me COVID-19 të cilët morën një dozë të lartë të vitaminës D, nuk patën asnjë përfitim të dukshëm prej saj.

Në mënyrë të ngjashme, një studim i vitit 2021 të cilit AgroWeb.org iu referua, për zinkun dhe vitaminën C nuk tregoi asnjë përfitim për njerëzit me COVID-19.

Studiuesit zbuluan se njerëzit që merrnin suplemente, qoftë individualisht apo të kombinuara, nuk kishin përmirësim të simptomave ose shërim më të shpejtë në krahasim me pacientët që nuk merrnin asnjë suplement.

Edhe pse nuk prova bindëse, a është e sigutë t’i merrni këto suplemente?

Pavarësisht pyetjeve të shumta në lidhje me përfitimin nga këto suplemente, shumë mjekë filluan t’i jepnin ato në mënyrë rutinë në ditët e para të pandemisë COVID-19.

Kjo për shkak të njohurive të kufizuara rreth trajtimit të këtij infeksioni të i ri, por edhe të një historie të gjatë rreth sigurisë për përdorimin e këtyre suplementeve.

Megjithatë ka disa rreziqe që duhen marrë parasysh. Këto përfshijnë efektet anësore, reaksionet alergjike, ndërveprimet me barna të tjera, koston e suplementeve të panevojshme dhe rreziqet e mbidozimit.

Për shembull, doza të larta të vitaminës C mund të shkaktojnë diarre ose shqetësime në stomak.

Dozat e larta të vitaminës D mund të shkaktojnë simptoma të rënda, të tilla si shqetësime në stomak, dëmtim të veshkave dhe pankreasit, madje mund të jenë edhe kërcënuese për jetën.

Nga ana tjetër mungesa e zinkut ose vitaminës D nuk janë të rralla dhe mungesa e tyre mund të dobësoë imunitetin.

Prandaj, edhe pa prova specifike që lidhin përdorimin e suplementeve me përmirësimin midis njerëzve me COVID-19, këto suplemente mund të jenë të përshtatshme për njerëzit tek të cilët dyshohet ose konfirmohet mungesa e tyre.

Kur bëhet fjalë për parandalimin ose trajtimin e COVID-19, është mirë të mbështeteni në rekomandimet e dhëna nga mjeku juaj.

Dhe para se të filloni të merrni ndonjë suplement, këshillohuni fillimisht me mjekun tuaj.

Gjëja e fundit që do të dëshironit të bënit është të merrni një suplement që shkakton më shumë dëm sesa bën mirë./AgroWeb.org