A Ndikojnë Ndryshimet Klimatike Tek Përhapja e Virozave?

245 0

Virozat kanë një marrëdhënie paradoksale me motin.

Në shumë vende, gripi lulëzon kur ajri është i ftohtë dhe i acartë dhe më pas zbutet me ardhjen e pranverës.

Në vende të tjera, sidomos ato tropikale, ku klima është e ngrohtë, ka lagështi dhe bie shi, njerëzit sëmuren me grip gjatë gjithë vitit.

A Ndikojnë Ndryshimet Klimatike Tek Përhapja e Virozave?

Një raport i ri mbi ndryshimet klimatike i publikuar së fundmi paralajmëron se ndryshimet klimatike mund të përkeqësojnë epidemitë e virozave me të cilat po përballet bota dhe njerëzimi.

Studimi është kryer nga Universiteti i Floridas dhe është publikuar në revistën Enviromental Research Letters.

Ekspertët përdorën shumë të dhëna të klimës, luhatjet e saj në muajt e vjeshtës dhe ndikimin e tyre tek përhapja e virozave në Shtetet e Bashkuara, Kinë, Itali dhe Francë.

Këto të dhëna datonin që nga vitit 1997 dhe mbulonin një hark kohor prej 7,700 ditësh.

Studimet e mëparshme mbi ndryshimet klimatike sugjeronin se temperaturat e ulëta dhe nivelet e ulëta të lagështisë në dimër krijojnë kushte të favorshme për transmetimin dhe shpërndarjen e virozave.

Megjithatë gjërat siç duket nuk janë më si më parë.

Për shembull, stina e gripit në vitet 2017-2018 ishte më e ngrohta në historinë e njerëzimit por edhe regjistroni numrin më të lartë të vdekjeve si pasojë e gripit.

Gjatë kësaj periudhe, luhatjet ekstreme të motit në vjeshtë nxitën përhpajen e virozave në zona shumë të populluara.

Zbulimi i ekspertëve është një këmbanë alarmi sepse bota po ngrohet shumë, temperaturat po rriten e kjo nënkupton që stina e gripit i gëzohet një kohëzgjatjeje të paparë më herët.

Sipas tyre, Evropa mund të përjetojë një rritje të vdekshmërisë si pasojë e gripit me 50 përqind si pasojë e ndryshimeve të befta e të shpeshta klimatike.

Studime të tjera të cilave u referohet AgroWeb.org thonë se ndryshimet klimatike nënkupton që bota do të përballet me një dimër gjithnjë e më të shkurtër por një stinë më të gjatë gripi./AgroWeb.org