A Shkaktojnë Shqetësime Gastrike Frutat Që E Kanë Kaluar Pikun E Pjekjes?

748 0

Pjekja e frutave është një proces kompleks që përfshin ndryshime gjenetike që ndikojnë në strukturë, ngjyrë, shije, aromë dhe qëndrueshmërinë e frutave, si edhe në përmbajtjen e sheqerit dhe acidit organik.

Frutat përmbajnë tre lloje të sheqernave natyrale, ato janë:

Glukoza

Saharoza

Fruktoza

Sasia e fruktozës tek frutat është më e lartë në krahasim me glukozën dhe saharozën, dhe është lloji i sheqerit që shkakton probleme me tretjen tek disa njerëz.

Intoleranca ndaj fruktozës është një ndër to, që ndodh kur trupi nuk mund të përpunojë dhe thithë siç duhet fruktozën.

Fruktoza e patretur udhëton nëpër zorrë dhe kur bie në kontakt me bakteret natyrale shkaktohet një reagim ku simptomat mund të përfshijnë:

  • Fryrje
  • Dhimbje barku
  • Urth
  • Diarre
  • Gazra

Simptomat shfaqen zakonisht dy orë pas konsumimit të fruktozës, por efektet dhe koha varen nga individi.

Ka disa njerëz që e kanë të trashëguar këtë lloj intolerance, e cila diagnostikohet kur foshnjat ekspozohen për herë të parë ndaj frutave dhe lëngjeve të frutave.

Shumica e njerëzve me këtë gjendje kanë një mospëlqim natyral për ushqimet me fruktozë.

Çfarë mund të bëni për të parandaluar shqetësimet me tretjen?

Sa më i pjekur të jetë fruti, aq më të ngjarë ka që të përjetoni simptoma të intolerancës ndaj fruktozës.

Prandaj, nëse jeni të ndjeshëm, AgroWeb.org këshillon të shmangni konsumin e frutave që e kanë kaluar kulmin e pjekurisë.

Gjithashtu, disa fruta janë më të larta në fruktozë se të tjerat si :

  • Mollët
  • Rrushi
  • Shalqiri.
  • Kivit
  • Dardhat
  • Mangot

Sasia dhe llojet e frutave që një individ me intolerancë ndaj fruktozës mund të konsumojë pa përjetuar shqetësime ndryshon nga personi në person.

Në përgjithësi, këshillohet të shmangni frutat që kanë më shumë fruktozë.

AgroWeb.org rendit këto fruta si më miqësore për sistemin trëtës, kur konsumohen në moderim:

  • Luleshtrydhet
  • Manaferrat
  • Boronicat
  • Pjepi
  • Qershitë
  • Limoni
  • Nektarinat
  • Portokallet
  • Papaja
  • Fruti i pasionit
  • Pjeshkët
  • Ananasi
  • Kumbulla
  • Mjedra
  • Bananet
  • Avokado
  • Kajsitë

Sasia e servirjes këshillohet të jetë rreth gjysmë gote me fruta të freskëta ose një frut i plotë me madhësi mesatare.

Gjithashtu përpiquni të konsumoni fruta gjatë vaktit dhe jo më vete.

Frutat e freskëta ose të ngrira mund të tolerohen më shumë nga organizmi sesa frutat e konservuara.

Mbajini frutat e freskëta dhe zgjidhni produkte që nuk kanë njolla të buta, mavijosje ose ndonjë shenjë prishjeje.

Përdorni qese plastike dhe kontejnerë të tjerë për të zgjatur jetën e frutave të freskëta.

Së fundi, blini vetëm atë që dini se mund ta konsumoni brenda pak ditësh. /AgroWeb.org