Speci i Bardhë i Dukagjinit – Historia Disa Dhjetëra Vjeçare e Kultivimit

1.4k 0

Ky varietet shumë i veçantë i specit rritet në zonën e Dukagjinit.

Aty njihet me emrat ‘Speci Somborka i Kosovës’ dhe ‘Speci i Kosovës’, nga dhe ka origjinën.

Speci i bardhë i Dukagjinit i përket familjes Capsicum Annuum.

Ai karakterizohet nga një shije pak djegëse dhe plot lëng, duke e kthyer në një përbërës perfekt për receta të shumta.

Historiku i Kultivimit

Sipas të dhënave të studiuesve Prof. Dr. Sokrat Jani dhe Prof. Dr. Fetah Elezi speci i bardhë i Dukagjinit është transportuar përmes farave.

Këto fara janë ruajtur dhe trashëguar brez pas brezi për të paktën 60-70 vite.

Në këto zona ky spec së rreth 10-15% të sipërfaqes së tokës bujqësore.

Fidani i specit është shumë i degëzuar dhe merr formën e një shkurreje apo kaçubeje të shkurtër.

Një fidan i rritur prodhon deri në 20-25 fruta, me peshë mesatare rreth 50-70g secila.

Frutat e fidanit janë relativisht të vogla nëse krahasohen me varietet e specave të tejrë.

Gjithçka që ky spec kërkon që të rritet është dielli, dheu i pasur dhe ujitje e shpeshtë.

Ngjyra karakteristike e këtij speci është e bardhë në të verdhë shumë të hapur.

Por në disa shartime të fundit rezulton se ky spec mund të bëj edhe fruta të kuqe.

Kur Fillon Kultivimi?

Farat si fillim fermerët e kësaj zone i mbjellin në farishte gjatë gjysmës së dytë të muajit Shkurt.

Sipas të dhënave që AgroWeb.org fidanët e specave kalohen në tokë gjatë 1-15 Majit.

Vjelja dhe prodhimi i frutit nis pas 8-10 javësh, pra në fillim të Korrikut e deri në ngricat e para të vjeshtës.

Karakteristikë e mbjelljes së këtij speci është kombinimi dysh i fidanëve meshkuj dhe femra.

Duke qenë se si fidan arrin të durojë temperaturat e ulëta, në zonën e Dukagjinit gjen një habitat fantastik për t’u zhvilluar.

Për çfarë mund të përdoret?

Kjo zonë këtë lloj speci e përdoret për përgatitjen e turshive të mbushura me ajkë, gjizë apo djathë./AgroWeb.org