Bajame Të Karamelizuara – Krokante Plot Ëmbëlsi

2.1k 0

Bajamet janë padyshim fantastike në shijen e tyre ashtu si edhe në vlerat. Ato janë një nga përbërësit kryesorë të shumë ëmbëlsirave dhe recetave fantastike në kuzhinë.

Një prej këtyre recetave, krejt e veçantë është përgatitja e bajameve të karamelizuara.

Bajamet e karamelizuara përgatiten shumë shpejt dhe lehtë njëkohësisht dhe kanë një shije shumë të veçantë, mahnitëse të ëmbël.

Ato mund të konsumohen në çdo kohë të ditës.

Më poshtë do të mësoni nga AgroWeb.org recetën interesante të përgatitjes së bajameve të karamelizuara në shtëpi, një mënyrë ideale për të ëmbëlsuar veten dhe më të dashurit tuaj.

Përgatitja e Bajameve të Karamelizuara në Shtëpi

 Përbërësit

½ filxhan çaji me ujë

Një filxhan çaji me sheqer

2 filxhanë çaji me bajame

Përgatitja

Si fillim, AgroWeb.org ju udhëzon të vendosni në një pjatancë një letër pjekjeje, dhe lyejeni me disa pika vaj dhe lëreni mënjanë.

Vendosni një tigan në zjarr mesatar.

Shtoni aty ujin dhe sheqerin.

Përziejeni derisa sheqeri të tretet dhe lëreni masën sa të nisë bulëzat e para të vlimit.

Sapo shurupi të nisë të ziejë shtoni bajamet dhe ulni edhe pak nxehtësinë e zjarrit.

Përziejeni masën herë pas here derisa sheqeri të kristalizohet rreth bajameve.

Ky proces zgjat nga 5 në 8 minuta.

AgroWeb.org ju këshillon që në kohën kur sheqeri të kristalizohet megjithëse procesi do bëhet pak I vështirë për t’u përzierë por vijoni ende ta përzieni masën dhe sheqeri do nisë të shkrijë sërish.

Sheqeri do të karamelizohet duke marrë një ngjyrë të kuqërremtë të artë dhe bajamet do të mbulohen nga shurupi përreth.

Menjëherë sapo masa të arrijë në këtë fazë largojeni nga zjarri dhe vendosni tek pjatanca ku keni shtruar letrën e pjekjes.

Përdorni një pirun për të ndarë bajamet ndërkohë që shurupi ende nuk është ngurtësuar.

Lërini bajamet të ftohen në temperaturë ambjenti dhe të ngurtësohen dhe më pas copëtojini në copa të cogla dhe shërbejini./AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.