Të shijshme, krokante, me aromë të mirë e shije plotë, kjo recetë që vjen nga tradita e kuzhinës italiane sot njihet botërisht si brusketa përbën një vakt të shëndetshëm e të lehtë darke.
Brusketat nuk janë thjeshtë një antipastë elegante restorantesh. Përbërësit e saj të thjeshtë, e mbi të gjitha shumë të shëndetshëm gjenden në kuzhinën e çdo familjeje.
Të gjithë këta përbërës natyralë e krejt me vlera i shndërrojnë brusketat në një mënyrë shumë të shëndetshme të të ushqyerit.
Aroma e bukës së thekur mbush gjithë shtëpinë me kënaqësinë dhe dëshirën për t’i shijuar, e kombinuar me më të freskëtat e stinës, brusketat janë më shumë se një mënyrë fantastike e të jetuarit shëndetshëm.
AgroWeb.org sugjeron recetën e mëposhtëme për një vakt të shijshëm dhe të lehtë për darkë, bukë të thekur me hithra dhe gjizë.
Gjiza e freskët kriposet, plotësohet me vaj ulliri dhe përzihet me barishte.
Rekomandohen ato që kanë aromën e tokës dhe janë pak të hidhura.
Një prej tyre është hithra.
Më poshtë do të mësoni recetën e bukës së thekur me gjizë dhe hithra të cilën mund ta servirni në një antipastë të thjeshtë por shumë të shijshme.
Përgatitja e Brusketave me Hithra dhe Gjizë
Përbërësit
Feta buke
Vaj ulliri ekstra i virgjër
Kripë
Piper
Gjizë
Hithra të ziera dhe të prera hollë.
Udhëzimet
Ngroheni furrën paraprakisht dhe vendosni skarën e pastër metalike.
Vendosini fetat e bukës dhe piqini për 8 minuta.
Më pas lyejeni secilën fetë me vaj ulliri dhe spërkateni me kripë dhe piper.
Më pas shtoni një shtresë gjize, kripë, piper dhe hithra.
Në fund spërkatini me vaj ulliri dhe servirini.
Gjiza është një zgjedhje ideale për bruksetat, bukën e thekur apo dhe biskotat.
Ajo përmban shumë acide yndyrore omega-3 dhe omega-6 të cilët e mbrojnë zemrën nga shumë sëmundje dhe parandalojnë radikalet e lira.
Një racion me gjizë përmban 139 mg acide yndyrore omega-3 dhe 339 mg acide yndyrore omega-6.
Të njëjtën recetë mund ta përdorni edhe me spinaq në vend të hithrave./AgroWeb.org
Lini një Përgjigje