Ushqimet Që Ju Duhen Për Të Kaluar Lehtë Gripin

373 0

Kjo stinë gripale është një nga më të këqijat që ka parë vendi dhe mesa duket nuk ka të sosur.

Gripi mund të tingëllojë një sëmundje e rëndomtë, por në disa raste është kërcënim për jetën.

Ndaj AgroWeb.org thekson rëndësinë e të ushqyerit me vitamina dhe minerale.

Ushqyerja e shëndetshme me hekur, zink, selenium, flavonoidë është thelbësore për sistemin imunitar.

Më poshtë do të mësoni për 4 ushqimet që ju duhen patjetër për të pasur një mburojë të fortë kundër gripit.

Çajrat bimorë

Janë të pasur me antioksidantë që forcojnë sistemin imunitar.

Studimet kanë zbuluar se përbërësit e çajrave bimorë janë të fortë kundër baktereve, viruseve dhe mykut që sulmon organizmin.

Zgjidhni çajin e malit, çajrat me bimë medicinale si sherebelë, rigon, rozmarinë e të tjerë, ose edhe çajin e zi.

Erëzat

Erëzat dhe barishtet janë ndër burimet më të përqendruara të antioksidantëve në krahasim me ushqimet e tjera.

Ato luftojnë inflamacionin dhe forcojnë imunitetin.

Përfshini sa më shumë erëza të freskëta ose të thata në pijet dhe gatimet tuaja të preferuara.

Boronicat

Studimet kanë treguar se boronicat kanë nivelet më të larta të antioksidantëve në krahasim me të gjithë frutat e tjerë.

Këto kokrra të vogla përmbajnë kuercetinë një substancë që ju mbron edhe nga sëmundjet e zemrës.

Kjo substancë zbut simptomat e alergjisë, bllokimit të hundëve e të tjerë.

Konsumojini boronicat të freskëta ose edhe të ngrira me kos ose shijojini veçmas.

Kosi

Kosi përmban baktere të mira që e furnizojnë sistemin imunitar me përbërësit e nevojshëm për të luftuar gripin.

Një racion me kos ofron 20 përqind të dozës së rekomanduar ditore të zinkut, për të cilin trupi ka nevojë kaq shumë.

Konsumojeni kosin në mëngjes që të merrni fuqi.

Së bashku me ushqyerjen e duhur, AgroWeb.org ju rekomandon të flini mirë dhe mjaftueshëm.

Gjatë gjumit, sistemi imunitar dhe organizmi rikuperohen dhe marrin fuqi.

Ekspertët rekomandojnë që të flini të paktën 7 orë, por idealja do të ishte 8 ose 9 orë në ditë./AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.