Çaji i Dafinës Plot Bekime për Shëndetin

13.2k 0

Që në lashtësi, besohej se Natyra kishte derdhur një lumë bekimesh mbi dafinën duke e bërë atë mbretëreshën e shëndetit të mirë.

Çaji i dafinave është padyshim një tonik i mrekullueshëm dhe i pakrahasueshëm me një ndikim të fortë në stomak, kyçe dhe muskuj.

Vlerat shëndetsore të çajit të dafinave përfshijnë: aftësinë për të pastruar organizmin, ngadalësuar plakjen, përshpejtuar shërimin e plagëve.

Po ashtu përdoret për të mbrojtur trupin nga bakteret, menaxhuar diabetin, përmirësuar shëndetin e zemrës, zbutur inflamacionin, zgjidhur problemet me frymëmarrjen dhe gjallëruar tretjen.

Ndiqni këshillat praktike të AgroWeb.org dhe përgatisni çajin tuaj të dafinave në shtëpi, duke përfituar maksimalisht prej vlerave të tij.

Çaji i dafinës funksionin shumë mirë sidomos në rastet kur ju mundon. Provojeni për disa ditë rresht deri sa të përmirësohet gjendja juaj shëndetësore.

Çaji i dafinave në kushtet e shtëpisë:

4-5 gjethe të thata dafine
1 shkop kanelle
1 litër ujë

Ziejini gjethet e dafinës dhe kanellës për 20 minuta. Lëreni të ftohet paksa përpara se ta pini.

Vlerat shëndetësore të dafinës

Problemet me kollën dhe frymëmarrjen: Vaji i gjetheve të dafinës mund të përdoret për të lyer kraharorin për të kuruar disa nga problemet me frymëmarrjen.

Nëse nuhasni avullin e gjetheve të ziera të dafinës do të ndiheni më mirë.

Avulli do të zbusë sekrecionet dhe shkatërrojë bakteret e bllokuara në aparatin e frymëmarrjes. Femrat shtatzënë nuk duhet ta përdorin vajin e dafinës.

Shëndeti tretës: Gjethet e dafinës kanë një ndikim të fortë në sistemin tretës duke nxitur urinimin dhe si rrjedhojë duke ulur nivelin e toksinave në trup.

Dafina stimulon të vjellat në rastet se mund të jeni helmuar nga ushqimi.

Përmbajtjet organike të gjetheve të dafinës ndihmojnë me tretjen dhe qetësojnë stomakun apo zorrët e trazuara.

Përmirëson shëndetin e flokëve: Nëse dëshironi të përmirësoni shëndetin e flokëve dhe të hiqni zbokthin atëherë përdorni gjethe dafine.

Lagini gjethet në ujë dhë fërkoni skalpin e kokës pas larjes. Përbërësit kimikë të dafinës do të heqin zbokthin dhe zbusin lëkurën e thatë.

Kundër inflamacionit: Një nga vlerat më të çmuara të dafinës është aftësia për të pakësuar inflamacionin në organizëm.

Gjethet kanë në përmbajtjen e tyre një element unik të njohur si parthenolide që redukton irritimin në kyçe ose në zona të caktuara që mund të jenë prekur nga artriti.

Shëndeti i zemrës: Gjethet e dafinës përmbajnë acid kafeik dhe rutin, dy substanca që i përmirësojnë shëndetin e zemrës.

Rutini forcon kapilarët e gjakut në zemër ndërkohë që acidi kafeik largon kolesterolin e keq nga sistemi kardiovaskular.

Ankthi dhe stresi: Dafina ka një efekt lehtësues dhe qetësues.

Së bashku me trumzën, borzilokun dafina ka në përmbajtjen e saj linalool një substancë që ul hormonet e stresit në organizëm.

Hormonet e stresit që çlirohen në një përiudhë afatgjatë janë të dëmshme për trupin.

Ndaj gjethet e dafinës të ndihmojnë të qetësoheni edhe në momentet më stresuese.

Kundër diabetit: Gjethet e dafinës kanë një ndikim të drejtpërdrejtë në rregullimin e nivelit të sheqerit në gjak.

Konsumimi i rregullt i gjetheve ul gjasat e shfaqjes së episodeve diabetike./AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.