Çfarë Ndodh me Lëndët Ushqyese kur Ushqimi Tretet?

501 0

Regjimi juaj ushqimor, siguron lëndët ushqyese që ju duhen për të qenë sa më të shëndetshëm.

Por jo të gjitha ushqimet që hani i nënshtrohen tretjes. Disa vitamina, minerale dhe monosakaride, janë mjaft të vogla dhe përthithen menjëherë nga zorrët, pa u përpunuar më parë.

Komponentët e tjerë të ushqimit, si fibrat dietike, nuk mund të treten sepse iu mungojnë enzimat e nevojshme tretëse.

Prandaj sistemi tretës vepron duke i zbërthyer ato në madhësi më të vogla. Ky proçes e bën më të lehtë kalimin e tyre në sistemin e qarkullimit të gjakut.

Pasi lëndët ushqyese futen në gjak, udhëtojnë në të gjithë trupin tuaj, duke u përqëndruar tek qelizat që kanë nevojë për to.

AgroWeb.org në këtë artikull, ju njeh me disa prej lëndëve ushqyese që trupi i tret me vështirësi.

Karbohidratet

Sheqernat dhe niseshteja, nga të cilat karbohidratet përbëhen, janë burimi kryesor i energjisë për qelizat tuaja.

Në formën e tyre më të thjeshtë, karbohidratet janë monosakaride, ose njësi të vetme sheqeri.

Ato gjithashtu mund të ekzistojnë si disakaride. Kur përbëhen nga dy ose më shumë monosakaride, të lidhura së bashku në një molekulë të madhe.

Enzimat tretëse, që sekretohen nga gjëndrat e pështymës dhe pankreasit, i zvogëlojnë këto molekula në njësi të vetme. Ndërsa enzimat specifike të sheqerit që ndodhen në zorrën e hollë, i ndajnë disakaridet në sheqerna individuale.

Pasi këto karbohidrate ndahen plotësisht, qelizat që gjenden në zorrë, i thithin dhe i transportojnë ato në sistemin e qarkullimit të gjakut.

Yndyrnat

Sistemi juaj tretës, i ndan yndyrnat në acide yndyrore dhe monogliceride. Për shkak se lëngjet tretëse janë me bazë uji, yndyrnat që konsumoni nuk përzihen mirë sëbashku derisa ato të kombinohen me lëngjet biliare.

Lëngjet biliare, prodhohen në mëlçi dhe çlirohen në zorrë, duke ndarë grimcat e yndyrës në copëza të vogla, që të mund të përzihen me ujin.

Në këtë mënyrë, enzimat tretëse veprojnë duke ndarë yndyrën. Më pas, acidet yndyrore dhe monogliceridet, bëhen aq të vogla sa zorra i thith me lehtësi dhe i kalon në sistemin tretës.

Proteinat

Zorra e hollë nuk mund të thithë një molekulë aq të madhe sa është proteina.

Prandaj trakti gastrointestinal e zbërthen atë në blloqet të veçanta, të quajtura aminoacide.

Procesi fillon në stomakun tuaj, ku acidi klorhidrik zbërthen molekulën e proteinave. Më pas, enzima e aktivizuar nga acidi peptik e ndan atë në copa më të vogla.

Pjesët lëvizin në zorrën tuaj të hollë, ku enzimat shtesë të tretjes nxjerrin aminoacidet një nga një.

Qelizat thithëse në këtë pjesë të zorrës, marrin aminoacidet dhe i çojnë ato në sistemin e qarkullimit të gjakut./AgroWeb.org