Çfarë Ndodh Nëse Vaksina COVID-19 Nuk Bëhet Në Mënyrën E Duhur?

501 0

Pavarësisht se cilën vaksinë merrni Pfizer apo Astra Zeneca, ato duhet të injektohen në muskulin deltoid (sup).

Pasi injektohet, vaksina hyn në qelizat e muskujve, ku i udhëzon këto qeliza të krijojnë një pjesë të proteinës së virusit.

Kjo është ajo që e shtyn trupin të prodhojë antitrupa, të cilët më pas mund të njohin dhe luftojnë koronavirusin nëse bini në kontakt me të.

AgroWeb.org ju bën një përmbledhje të shpejtë çfarë ndodh nëse gjilpëra humbet shënjestrën.

Çfarë ndodh nëse vaksina nuk bëhet në muskul?

Sipas ekspertëve nëse vaksina nuk bëhet në muskul është e mundur që të humbisni masën muskulare.

Njerëzit me trupa të mëdhenj, që kanë masë të madhe dhjamore, mund të kenë nevojë për një gjilpërë më të gjatë për të arritur muskulin.

Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) sqarojnë se nëse vaksina nuk është injektuar në muskul gjatë dozës së parë, kjo nuk do të thptë se ajo nuk ka fuksionuar. 

Ju duhet të merrni edhe dozën e dytë në intervalin e caktuar kohor.

Për t’u siguruar që vaksina të bëhet në mënyrën e duhur, ju duhet vishni veshje të cilat ekspozojnë lehtësisht dhe plotësisht shpatullën tuaj.

Efektet anësore të mundshme

Nëse mjeku juaj mendon se injektimi nuk është bërë siç duhet, ai ose ajo duhet të flasë me ju për efektet anësore të mundshme.

  • Të cilat mund të jenë:
  • Dhimbje në krah/sup
  • Dobësim i muskujve të krahut
  • Vështirësi gjatë lëizjes së krahut
  • Dhimbja dhe inflamacioni i shpatullave mund të ngatërrohen lehtësisht me një dëmtim.

Nëse keni dhimbje në shpatull që nuk largohet, tregojini mjekut tuaj se keni marrë vaksinën, në mënyrë që ai të ketë këtë informacion kur vlerësojë gjendjen tuaj.

Edhe pse raste të tilla kanë shumë pak mundësi të ndodhin, është e rëndësishme të dini se vaksina mund të shkaktojë efekte anësore ose reagime të ngjashme dhe të raportoni çdo shqetësim tek mjeku juaj./AgroWeb.org