Çfarë Tregojnë Studimet E Reja Rreth Dozës Përforcuese Tek Të Moshuarit?

374 0

Të moshuarit kanë qenë një nga grupet më të rrezikuara për zhvillimin e simptomave të rënda nga COVID-19.

Kur procesi i vaksinimit filloi, ata ishin të parët në radhë për të bërë vaksinën.

Por shkencëtarët tashmë kanë zbuluar se me kalimin e kohës edhe me shfaqien e varianteve të reja, efektiviteti i vaksinave po bie.

Dhe sigurisht që kjo gjë është shumë shqetësuese për individët që rrezikohen më tepër nga koronavirusi.

Debati nëse është koha që individët më të rrezikuar të marrin një dozë tjetër përforcuese, mes ekspertëve të shëndetsisë dhe qeveritarëve në mbarë botën tashmë është bërë edhe më i ashpër.

Por se çfarë tregojnë studimet e reja rreth kësaj teme, AgroWeb.org ju fton ta zbuloni më poshtë.

Çfarë Tregojnë Studimet E Reja Rreth Dozës Së Tretë Përforcuese?

Hulumtimet e reja kanë zbuluar se një dozë përforcuese mund të luftojë më tej koronavirusin, veçanërisht për individët mbi 60 vjeç.

Një studim i botuar më 15 shtator në “The New England Journal of Medicine” (Revista E Mjekësisë Angleze) , zbuloi se të moshuarit që morën një dozë përforcuese Pfizer, ishin më pak të rrezikuar për t’u prekur rëndë nga COVID.

Sipas të dhënave të mbeldhura në nivel kombëtar në Izrael, për këtë studim, u vu re se njerëzit në këtë grupmoshë kishin më pak të ngjarë të zhvillonin simptoma të rënda nga virusi.

Kjo krahasuar me individët e së njëjtës moshë që kishin marrë vetëm dy doza të vaksinës.

Studiuesit gjithashtu zbuluan se shkalla e infeksionit ishte rreth 11 herë më e ulët në mesin e kësaj grupmoshe.

“Izraeli ka treguar qartë se, një dozë përforcuese mund të kryhet në mënyrë të sigurt në nivel kombëtar dhe se kjo është një strategji efektive për të rritur mbrojtjen në një periudhë kur Delta është lloji më dominues.”, deklaroi Pfizer në një raport të lëshuar më 15 shtator nga Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA), duke cituar studimin e Izraelit.

Në të njëjtën kohë, disa zyrtarë janë shprehur kundër marrjes për bazë së rezultateve të këtij studimi.

Ellie Murray, një epidemiologe në Universitetin e Bostonit, tha se rezultatet duhet të shihen me njëfarë skepticizmi, pasi studimi kishte kufizime të mëdha.

Duke e bëre të vështirë të kuptohet efekti i vërtetë i dozave përforcuese, si edhe përcaktimi i kohës së mbrojtjes që këto doza përforcuese ofrojnë./AgroWeb.org