Cilat Janë Efektet Anësore e të Ngrënit Para Stërvitjes?

498 0

Shumë dashamirës të fintesit shpesh përballen me pasojat negative të të ngrënit para stërvitjes. Dhe kjo vetëm për shkak të llojeve të gabuara të ushqimeve dhe sasië së tepërt.

Shumë nutricionistë thonë se ngrënia para stërvitjes është e mirë për shëndetin e trupit tuaj, por është e rëndësishme të konsumoni llojin e duhur të ushqimit.

Nëse nuk jeni duke e furnizuar siç duhet trupin tuaj, ka të ngjarë të përjetoni efekte anësore si të përziera dhe probleme me tretjen.

Në bazë të këshillave të dietologëve sportivë, AgroËeb.org iu njeh me efektet anësore e të ngrënit para stërvitjes dhe se ccfarë mund të bëni në këtë rast.

Ngrënia e tepërt mund të shkaktojë probleme me tretjen gjatë stërvitjes.

Pavarësisht nga ajo që konsumoni, është e rëndësishme të mos e teproni me sasinë e ushqimit para stërvitjes. Kështu do të shmangni të përzierat ose problemet e stomakut gjatë stërvitjes.

Konsumoni vaktet në kohën e duhur

Është e rëndësishme që të eksperimentoni dhe të zbuloni kohën dhe sasinë e duhur të ushqimit që funksionon më mirë për vaktin para stërvitjes.

Për shembull, nëse keni vazhdimisht probleme me tretjen gjatë stërvitjes, provoni të hani drekë një orë më parë ose të konsumoni një sasi më të vogël ushqimi para stërvitjes. Ndërsa pas stërvitjes provoni të konsumoni pas një meze të lehtë dhe ushqyese.

Shmangni ushqimet e skuqura ose me yndyrë

Nëse përjetoni probleme me tretjen gjatë stërvitjes, të tilla si të përziera ose diarre, është e mundur kjo ndodh për shkak të konsumit të llojeve të gabuara të ushqimit ose sasië së madhe të ushqimit para seancës së stërvitjes.

Ekspertët këshillojnë që të shmangni ushqimet e skuqura ose të yndyrshme si salca ose gjalpi, mishi me yndyrë të lartë, fasulet, bishtajat dhe drithërat. Kjo veçanërisht nëse jeni të prirur të keni probleme me sistemin tretës.

Çfarë mund të konsumoni?

Ekspertët rekomandojnë të konumoni një vakt të lehtë me ushqime që do t’i japin trupit tuaj energji.

Para stërvitjes, është më mirë të zgjidhni ushqime që sigurojnë një burim të mirë të karbohidrateve dhe që janë të ulëta si në fibra dhe në yndyrë.

Për shembull, frutat e thata ose një banane do të ishin zgjedhje e mirë për të ngrënë para stërvitjes.

Edhe në rast se stërvitja juaj është e lehtë, rekomandohet të konsumoni diçka të lehtë për t’ju dhënë energji./AgroWeb.org