Çmimi i Cigareve u Rrit, Por Zbuloni Çfarë Cilësie Hyn në Shqipëri

76 0

Në githë tregun shqiptar çmimi i cigareve është rritur ndjeshëm.

Konkretisht, çmimi i cigareve është rritur duke nisur nga mbi 2 qind lek të vjetra për paketë.

Rritja aktuale e çmimit të cigareve vjen si pasojë e rritjes së akcizës. E cila në fakt, ka hyrë në fuqi bashkë me ndryshime të tjera taksash në paketën e re fiskale, në janar të 2018.

Kjo është rritja më e madhe në tregun e cigareve që ka ndodhur ndonjëherë, duke rënduar edhe më shumë xhepat e taksapaguesve shqiptarë.

Por megjithatë, shqetësim i përhershëm mbetet cilësia e dobët e cigareve që hyjnë në tregun vendas për duhanpirësit shqiptarë.

Çfarë ndodh me cilësinë e cigareve që hyjnë në Shqipëri ?

Në rastin e Shqipërisë, ka një terr informativ mbi vendin e origjinës ku prodhohet dhe cilësinë e duhanit që importohet e që konsumohet përditë.

Sipas kërkimeve të AgroWeb.org, për vendet si Shqipëria, vlerësuar si një nga vendet me cilësinë të keqe jetese (sipas Quality of Life Index-Economic Intelligent Unit), duhani që importohet është i një cilësie të dobët.

Thënë ndryshe, duhan i dorës së dytë dhe është i prodhuar enkas për një grup vendesh ku bën pjesë edhe Shqipëria.

Në fakt, çdo duhanpirës shqiptar që ka konsumuar cigare të blera jo në Shqipëri e bën shumë lehtë dallimin e cilësisë.

Shëndeti i Duhanpirësve Shqiptarë në Duart e “Degustatorëve”

Dyshimet për cilësinë e duhanit bëhen edhe më të forta. Kjo pasi, mungon një sistem i mirëfilltë kontrolli mbi duhanin që hyn në tregun shqiptar.

AgroWeb.org u interesua pranë ekspertëve të Institutit të Shëndetit Publik. Sipas të cilëve, sa i përket cilësisë së produkteve të duhanit që importohen në Shqipëri, ekziston Agjencia Kombëtare e Duhan-Cigareve.

Kjo strukturë çdo 6 muaj bën vlerësimin fiziko-kimik të produkteve të duhanit që tregtohen në Shqipëri.

Përpara hedhjes në treg të çdo produkti të ri, ky produkt duhet të kaloj vlerësimin në AKDC.

Pas këtij vlerësimi AKDC lëshon certifikatën e cilësisë për çdo produkt, ku specifikohet dhe kategoria e cilësisë për produktin.

Por sa funksional është në të vërtetë ky mekanizëm?

Ekspertët flasin për një strukturë absurde. Kjo strukturë merret specifikisht me kontrollin e “shijes” së duhanit duke funksionuar si strukturë degustimi.

Pikërisht kjo strukturë i hap rrugën llojit të duhanit që konsumojnë duhanpirësit shqiptarë.

Prej vitit 2001, funksionon AKDC-ja (Agjencia Kombëtare e Duhan Cigare). Ky komision, ka pjesën e degustatorëve që është shumë i çuditshëm për mënyrën e funksionimit.

Ndërkohë  që të dhënat dëshmojnë domosdoshmërinë për ndërhyrjen e një rregullatori të fuqishëm në sistemin e kontrollit të duhanit.

Në Shqipëri, vlerësohet se mbi 4700 njerëz çdo vit ndahen nga jeta në mënyrë të parakohshme për shkak të duhanpirjes./AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.