COVID-19, Paracetamol Apo Ibuprofen, Cilin Duhet Të Përdorim?

457 0

Zyrtarë të ministrisë franceze të shëndetësisë kanë paralajmëruar se ilaçet kundër inflamacionit siç është ibuprofeni mund të përkeqësojë efektet e COVID-19 në organizëm.

Ministri Olivier Veran i cili ka punuar edhe si neurolog, pretendon se përdorimi i këtyre barnave mund të jetë një faktor përkeqësues i infeksionit.

Ai këshillon që njerëzit që kanë temperaturë duhet të marrin paracetamol dhe jo ibuprofen.

Këshillat e Veran janë kritikuar nga shumë ekspertë të tjerë, sipas të cilëve, faktet e deritanishme nuk sugjerojnë një gjë të tillë.

OBSH Nuk Ka Asnjë Rekomandim Për Përdorimin e Ibuprofenit 

Aktualisht, Organizata Botërore e Shëndetësisë nuk ka dhënë asnjë rekomandim mbi përdorimin e ibuprofenit apo ilaçeve të tjera anti-inflamatore për të luftuar simptomat e COVID-19.

Në një deklaratë për CNN, zëdhënësi i OBSH-së Tarik Jasarevic tha se OBSH po mbledh të dhëna mbi këtë çështje dhe më pas do të nxjerrë një rekomandim zyrtar mbi përdorimin e ibuprofenit.

Rekomandimet e ministrit francez erdhën në të njëjtën ditë kur qeveria paralajmëroi se përkeqësimi i simptomave falë ibuprofenit është vënë re tek disa raste të konfirmuara.

Udhërrëfyesi i përditësuar i qeverisë franceze këshillon njerëzit të përdorin vetëm paracetamolë.

Ibuprofeni, sipas ekspertëve britanikë, mund të përkeqësojë shëndetin e veshkave por jo vetëm.

Paracetamoli, Ilaçi Më I Mirë Kundër Temperaturës 

Rupert Bale, ekspert pranë Institutit Francis Crick në Britaninë e Madhe thotë se virusi COVID-19 lidhet ngushtë me proteinën që gjendet në membranën e qelizave të njohur si ACE2.

Hipoteza e tij është që ilaçe si ibuprofeni mund të rrisin nivelet e kësaj proteine dhe rrjedhimisht të përshpejtojë infeksionin.

Gjithësesi, çdo pretendim i tillë mbetet hipotezë për sa kohë nuk është provuar shkencërisht nga ekspertët dhe nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Pavarësisht kësaj hipoteze, Britania e Madhe nuk po ndjek të njëjtin udhërrëfyes si Franca, për arsyen se ajo nuk është e pranuar nga shkenca.

Megjithatë, ata janë të mendimit se paracetamoli duhet të jetë zgjedhja e parë për trajtimin e simptomave si temperature e lartë dhe dhimbjet e fytit./AgroWeb.org