COVID-19: Sa Kohë Do Të Duhet Për Shpikjen e Një Vaksine?

361 0

Shkencëtarët anëembanë botës janë bashkuar për zbulimin e një vaksine e cila mund të mbrojë miliona njerëz në botë nga virusi vdekjeprurës COVID-19.

E gjithë bota dëshiron të dijë kur mund të zbulohet kjo vaksinë por edhe për efikasitetin e saj.

Në Shtetet e Bashkuara, autoritetet janë tashmë në fazën eksperimentale tek të paktën katër pacientë.

Njëra prej tyre, një 43 vjeçare nga Siatëlli, është nënë e dy fëmijësh.

Ajo ka marrë vaksinën eksperimentale dhe e ka përshkruar atë si një  ‘mundësi të jashtëzakonshme’ në vazhdën e kësaj situate.

Megjithatë, rruga drejt shpikjes së një vaksine që mund të përdoret nga popullata e gjerë në mbarë globin, do të jetë shumë e gjatë.

Sa Kohë Do Të Duhet Për Shpikjen e Një Vaksine?

Ekspertët janë të mendimit se për këtë gjë, duhet të presim për të paktën 12-18 muaj, madje edhe kjo, është një projeksion tepër ambicioz.

Po t’i rikthehemi shembujve që na sjell historian ë kohët e pandemive dhe epidemive, shkencëtarëve u janë dashur 10-15 vjet për të krijuar një vaksinë.

“Eksperimentet po bëhen rregullisht dhe ka përpjekje maksimale e të jashtëzakonshme nga shkencëtarët. Ndonëse do të kemi një përgjigje më të qartë në javët e ardhshme, ekzistojnë akoma probleme madhore që kanë të bëjnë me prodhimin dhe furnizimin,” tha Robin May, ekspert i sëmundjeve të infektivit në Universitetin e Birminganit.

Si Mund Të Funksionojë Vaksina?

Përpara se t’i përgjigjemi kësaj pyetjeje, është e rëndësishme të mësoni si funksionon trupi kur ekspozohet ndaj një sëmundjeje.

Le të marrim rastin e të ftohurës.

Nëse virusi i të ftohurës futet në trup, ky i fundit e sheh atë si një substancë të huaj dhe nis të reagojë duke aktivizuar qelizat T dhe P.

Këto qeliza identifikojnë proteinën përbërëse të virusit dhe organizojnë sulmin.

Pas largimit të infeksionit, disa prej këtyre qelizave ruhen në databazën e imunitetit për raste të tjera.

Nëse virusi futet sërish në organizëm, reagimi i imunitetit është shumë më i shpejtë dhe më agresiv.

Vaksina funksionon duke aktivizuar reagimin e imunitetit.

Ajo lejon një ekspozim të pjesshëm të trupit ndaj virusit, imuniteti e lufton dhe më pas ruan të dhënat e virusit në rastin e rishfaqjes së tij.

Tradicionalisht, vaksina prodhohet duke shfrytëzuar një virus ekzistues me forcë të dobësuar ose të shkatërruar.

Më specifikisht, vaksina përbëhet nga një ose dy molekula të virusit dhe jo atë të plotë.

Kjo mjafton që trupi ta njohë, ta luftojë dhe më pas të ruajë të gjithë informatat për një shfaqje të mundshme të tij në të ardhmen./AgroWeb.org