COVID-19, Ushqimet Më Të Mira Për Njerëzit Që Vuajnë Nga Veshkat

408 0

Të dhënat e Shoqatës së Nefrologjisë për vitin 2018 tregonin se të paktën 14% e popullësisë është e prekur nga sëmundjet e veshkave.

Sipas Shoqatës së Nefrologjisë, në vitin 2014, Shqipëria numëronte 100 pacientë në dializë.

Në vitin 2018, ky numër arriti në 1430 pacientë.

Faktorët që ndikojnë në shfaqen e sëmundjeve të veshkave sipas specilistëve lidhen me tensionin e lartë të gjakut dhe diabetin.

Çfarë Duhet Të Bëjnë Njerëzit Që Vuajnë Nga Veshkat Në Këtë Kohë?

Ekspertët thonë si të gjithë të tjerët, edhe njerëzit që vuajnë nga veshkat duhet të ndjekin rregullat standarde, pra:

  • të qëndrojnë në shtëpi,
  • të shmangin kontaktet me njerëz,
  • të lajnë duart me sapun dhe ujë të rrjedhshëm
  • të qëndrojnë në ambient të pastër.
  • të kenë në shtëpi furnizime ushqimore për të paktën 2-3 javë.

Ata duhet të kenë në telefon patjetër numrin e mjekut për ccdo rast nevoje dhe nëse ai/ajo nuk përgjigjet, duhet të telefonojnë autoritetet përgjegjëse.

Njerëzit që vuajnë nga veshkat duhet të sigurohen që kanë sasi të mjaftueshme të ilaçeve që marrin çdo ditë.

COVID-19, Ushqimet Më Të Mira Për Njerëzit Që Vuajnë Nga Veshkat

Njerëzit që vuajnë nga problemet me veshkat duhet të kujdesen që të ushqehen me produkte që përmbajnë pak kalium, fosfor dhe kripë.

2-3 Racione Frutash Në Ditë

Frutat më të përshtatshme dhe më të shëndetshme janë:

  • Pjeshkët
  • Dardhat
  • Ananasi
  • Portokalli

2-3 Racione Perime Në Ditë

Njerëzit që vuajnë nga veshkat duhet të sigurohen të konsumojnë mjaftueshëm perime.

Perimet më të shëndetshme janë:

  • Panxhari i kuq
  • Karrotat
  • Misri
  • Kërpudhat
  • Kungulli
  • Bizelet

Proteina

Burimet më të mira të proteinës janë:

  • Peshku ton
  • Salmoni
  • Mishi i gjelit të detit
  • Mishi i pulës
  • Drithërat

Orizi kaf, makaronat, biskotat pa kripë, buka e bardhë me farë, janë disa prej alternativave më të përshtatshme për pacientët që vuajnë nga veshkat.

Ata duhen treguar dorështrënguar me kripën për t’i mbrojtur veshkat.

Kujdesuni për veten/AgroWeb.org