Qendroni në Shtëpi! Sakrifica e Të Gjithëve Sot, I Shërben Njerëzimit Nesër

206 0

Numri i të prekurve me Koronavirus në mbarë botën ashtu si edhe në Shqipëri po rritet nga dita në ditë. Por ndërsa autoritetet gjithandej bëjnë thirrje për të respektuar masat, ku kryesorja është qednrimi në shtëpi duke se shumë shqiptarë nuk po sensibilohen duke dalë pa respektuar distancat pavarësisht se në oraret e lejuara.

Në shumë qytete të Shqipërisë, përfshirë Tiranën, mediat raportojnë me pamje një fluks të patolerueshëm qytetarësh të cilët dalin jo thjeshtë për detyrime ushqimore por edhe për xhiro apo shëtitje.

Respektoni distancën kur dilni

Edhe pse është orari i lejuar për të qarkulluar, 06:00 -10:00 kur këmbësorët mund të dalin nga shtëpia për të bërë pazaret me ushqime, në farmaci apo për nevoja të tjera personale, ajo që ende nuk kanë kuptuar është se duhet të dalin të vetëm, të ruajnë distancën nga personat e tjerë, të kenë maskë dhe doreza.

Në një vëzhgim të bërë nga mediat në qytetet kryesore të Shqipërisë masa të tilla nuk respektoheshin. Në këto dy orare, sheshet, bulevardet janë plot, me qytetarë që lëvizin pa maska, pa doreza dhe mbi të gjitha grupe-grupe, duke u shndërruar në një rrezik shumë serioz për përhapjen e koronavirusit.

Në këto momente prioriteti i të gjithëve është shëndeti

AgroWeb ju bën thirrje që qendroni në shtëpi, të jeni të kujdesshëm për shëndetin tuaj dhe të afërmve dhe të respektoni masat e autoriteteve. Në këto momente prioriteti i të gjithëve është shëndeti.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka vënë në dispozicion një linjë të gjelbër FALAS 0800 40 40 për çdo qytetar që kërkon informacon apo këshilla në lidhje me COVID-19. Kjo linjë do të shërbejë edhe për pacientët kronikë që të marrin informacion se si të lidhen me mjekun e familjes, se si mund të përfitojnë barnat me rimbursim dhe për cdo shqetësim tjetër që ata kanë.

Por është e rëndësishme të sqarohet se: Nëse qytetarët kanë shenja të sëmundjes dhe për rastet e urgjencavem duhet të telefonohet numri unik i urgjencës kombëtare 127!

Qendroni të sigurtë në shtëpitë tuaja!