E Vërteta e Vitaminave tek Frutat e Ngrira

928 0

Ngrirja e frutave është një proces që ju lejon t’i hani ato në kohën e dëshiruar, pa u shqetësuar për prishjen e tyre. Për më tepër, ngrirja e frutave lejon konsumimin e tyre pavarësisht stinës. Megjithatë, konsumatori përballet me shqetësimin se mos ngrirja shkatërron vitaminat dhe ushqyesit aq të nevojshëm të frutave.

Përgjigjen e gjeni tek AgroWeb.org. Ngrirja është një proçes që nuk ka ndikim të fortë në përmbajtjen ushqimore të frutave, madje në shumë raste mund t’i ruajë ato disa herë më mirë se sa kur janë të freskëta.

Vitaminat që treten në ujë
Ngrirja e shpejtë e frutave arrin të ruajë vitaminat që treten në ujë, siç janë vitaminat C dhe B. Një studim i publikuar në vitin 2010 në revistën “Food Composition and Analysis” tregoi se ngrirja arrin të ruajë të gjithë përmbajtjen e vitaminës C të një fruti. Këto vitamina që treten në ujë janë tepër të brishta, dhe gjithësesi mbeten pak të ndikueshme nga ngrirja. Megjithatë, ndryshimi në përmbajtjen e vitaminës nuk është domethënës.

Vitaminat e kompleksit B, siç janë riboflavina, thiamina, niacina dhe folati janë gjithashtu të tretshme në ujë. Kur ushqimet e pasura me këto vitamina zjehen, disa prej përbërësve ushqimorë të tyre përfundojnë në ujë. Ja përse konsumimi i shurupit të frutave garanton që konsumatori të mos mbetet pa vlerat e ushqimeve.

Frutat si qershitë, luleshtrydhet dhe pjeshkat mund të përmbajnë sheqer shtesë. Një filxhan me boronica të ngrira dhe me sheqer të shtuar mund të ketë më shumë kalori se boronicat e ngrira dhe jo të ëmbëlsuara natyralisht.

Frutat me përmbajtje të sheqerit natyral nuk përbëjnë problem falë fibrës që ato përmbajnë, e cila ndikon ndjeshëm në nivelin e sheqerit në gjak. Kur blini fruta të ngrira, kujdesuni të lexoni etiketët për t’u siguruar që në paketim nuk ka asgjë tjetër përveç frutit.

Fitoushqyesit
Frutat e ngrira përmbajnë të njëjtën sasi fitoushqyesish si ato të freskëta. Ngrirja ndihmon në ruajtjen e fitoushqyesit si anthocianina, piegmenti i purpurt dhe i kuq që gjendet tek boronicat dhe qershitë.

Ngrënia e frutave që përmbajnë anthocianinë ndihmon në uljen e rrezikut të shfaqjes së sëmundjeve kardiovaskulare, pra atyre të zemrës. Një studim i publikuar në vitet e fundit në “Journal of Food Science” tregoi se ngrirja ka ndikim të pakët në përmbajtjen e beta-karotenit tek frutat dhe aq më pak në mirëqenien tuaj të përgjithshme.

Përfshirja e frutave të ngrira në ushqimin tuaj
Mënyra më e lehtë për të përfshirë frutat e ngrira, sidomos frutat e pyllit në ushqimin tuaj, është nëpërmjet lëngjeve të plota të frutave. Nëse në këtë lëng fusni frutat e ngrira, do të keni nevojë për më pak akull.

Bananet mund t’i ngrini të plota me gjithë lëkurë dhe t’i përdorni si një zëvëndësues të shëndetshëm të akullores. Boronicat e ngrira mund të konsumohen me kos, duke përfituar një ëmbëlsirë të shijshme dhe të shëndetshme./AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.