Ekspertët Monitorojnë Reaksionet Alergjike të Vaksinave Pfizer dhe Moderna

188 0

Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) njoftoi sot se po monitoron nga afër reagimet alergjike ndaj vaksinave të koronavirusit të Pfizerit dhe Modernas gjersa po u kërkon njerëzve që kanë pasur reagime serioze të mos marrin një dozë të dytë.

Në deklaratë thuhet se reaksionet alergjike ndodhin në raport prej 11.1 për qind për një milion vaksinime. Me vaksinën e gripit, raporti ishte 1.3 për qind për një milion doza.

Sipas Reuters, deklarata thekson se reagimet më serioze janë shumë të rralla dhe se është e nevojshme që njerëzit të marrin vaksinën. CDC-ja vëren se ata monitorojnë reagimet alergjike dhe planifikojnë të publikojnë raporte javore në faqen e tyre të internetit.

Agjencia kërkon që në vendet ku kryhet vaksinimi, ata të jenë të gatshëm jo vetëm për të njohur reaksione alergjike më serioze, por gjithashtu të kenë staf të trajnuar për reagimin dhe t’i referojnë individët në trajtimin e mëtejshëm spitalor, nëse është e nevojshme.

Sipas zyrtarëve të CDC-së, 28 persona që morën vaksinën kundër COVID të Pfizer/BioNTech kishin reaksione alergjike më serioze.

Ndryshe, një reaksion alergjik gjithashtu u vu re pas marrjes së vaksinës “Moderna”./Top Channel