Frika Nga Mbipesha – Çfarë Do Të Thotë Dhe Pse Është Kaq E Dëmshme

282 0

Vetëm 200 vjet më parë, pesha e tepërt ishte një shenjë e pasurisë. Por kjo filloi të ndryshonte në mesin e shekullit të 18-të e në vazhdim, edhe vetë ekspertët pranuan dhe njohën obezitetin si një sëmundje që kërkon trajtim dhe metoda parandaluese.

Kjo ishte diçka kritike në luftimin e paragjykimeve të peshës, sepse u pranua se obeziteti nuk i atribuohet gjithmonë konsumimit të lartë të kalorive.

Njerëzit me obezitet kanë rrugë metabolike të dëmtuara dhe truri i tyre dërgon sinjale të çrregullta për urinë dhe ngopjen.

Kjo është arsyeja pse nuk është aq e thjeshtë t’u thuash pacientëve të numërojnë kaloritë dhe thjeshtë të stërviten.

Megjithatë, vetëm për shkak se aktivistët në mbarë botën kanë punuar për më shumë se gjysmë dekade për të luftuar çdo paragjykim në lidhje me peshën, kjo nuk do të thotë se ai është zhdukur.

AgroWeb.org ju njeh me disa nga mënyrat se si diskriminimi në lidhje me peshën dhe si ndikojnë në jetën e përditshme.

Mund t’i dekurajojnë njerëzit që të kërkojnë ndihmë mjekësore

Njerëzit me obezitet shpesh përballen me paragjykime të rënda nga mjekët, gjë që i dekurajon ata të marrin ndihmën që meritojnë.

Kjo nga ana tjetër mund t’i shtyjë njerëzit të fajësojnë veten për sëmundjen e tyre, duke bërë që të bien në një rreth vicioz që krijon edhe më shumë paragjykime dhe stigmë.  

Mund të inkurajojë sjellje të rrezikshme të të ngrënit

Një studim i gushtit 2021 në të cilin AgroWeb.org u bazua, anketoi mbi 600 dietologë dhe zbuloi se shumë prej tyre shfaqnin paragjykime rreth peshës së tepërt.

Për studiuesit kjo është diçka shqetësuese, sepse nëse pacientët me obezitet ekspozohen ndaj kësaj, atëherë mund të shmangin tërësisht këshillimin e të ushqyerit. Ata mund të krijojnë mënyra jo të shëndetshme të të ngrënit, si ndërprerja drastike e ushqimit ose ngrënia me tepri.

Si mund të ndihmosh?

Lufta kundër paragjykimit të peshës është e vazhdueshme. Ja se si mund të merrni pjesë:

Vërini në dukje paragjykimet ose pabarazitë që mund të krijohen

Nëse për shembull në dyqanin tuaj të preferuar të veshjeve nuk ka veshje për çdo masë, bëjini të ditur tek përgjegjësi se nuk jeni dakord me këtë.

Zbuloni nëse edhe ju vetë keni paragjykime

Shanset janë që edhe ju të keni paragjykime në lidhje me peshën, edhe nëse nuk e kuptoni këtë.

Në fund të fundit, është e vështirë të mos përvetësosh një koncept që ke hasur gjatë gjithë jetës tënde, pavarësisht nga pesha jote.

Një paragjykim ndaj vetes mund të jetë edhe nëse shiheni në pasqyrë dhe mendoni se krahët tuaja duken të trasha.

Merrni kohën që ju duhet dhe vlerësoni këstë situatë për të kuptuar se përse keni këto mendime.

Është e vështirë, por është e vetmja mënyrë që ju mund t’ju shtyë përpara dhe në fund të mposhtni fobinë tuaj ose paragjykimin ndaj kileve të tepërta

Kini kujdes gjuhën me të cilën flisni

“Më duhet të shkoj në palestër për të humbur kaloritë që mora gjatë fundjavës”.

“Ti dukesh kaq elegante. A ke humbur peshë?”

Nëse keni thënë ndonjë nga këto ose fraza të ngjashme, ju i keni dërguar një mesazh të qartë çdo personi të afërt me obezitet: “Unë po bëj çmos që të mos jem si ju.”

Mund të jetë gjithashtu edhe një koment se një individ i dobët duket i mrekullueshëm me veshjen që ka sepse ka forma “perfekte”.

Dhe nëse je një person me obezitet, mesazhi i pashprehur është se nuk je i vlerësuar apo i dëshiruar.

Hiqni zakonet që lidhen me rrjetet sociale

Nëse keni përdorur ndonjëherë një aplikacion për modifikimin e fotografive për tu dukur më të dobët ose keni postuar foto ku shfaqeni krenarë me barkun tuaj me muskuj, atëherë ju jeni duke promovuar paragjykimet ndaj peshës së tepërt./AgroWeb.org