Grupi i gjakut përcakton edhe nivelin e sistemit imunitar tek njerëzit

336 0

Një studim i botuar në “Bliood Advances” ka dal në një konkluzion mjaftë interesant sa i përket rrezikshmërisë së infektimit më Covid 19.

Ky studim nxjerrë edhe njëherë tjetër në pah aftësitë imunitare të personave që grupin e gjakut e kanë O.  Kjo kategori pacientësh, nuk përjashtohen nga mundësia për t’u infektuar, por probabiliteti që ata të sëmuren me Covid 19 është shumë i ulët dhe se kur ata infektohen, shfaqin probleme dhe shenja shumë të lehta klinike.

Studimi është bërë në Danimarke ku u konstatua se në 47,3000 pacientë pjesa më e madhe kishin grupi gjaku A, B, AB, etj të cilët përveçse ishin të infektuar, shfaqnin edhe pasoja të rënda klinike në shumë raste. Kurse numri i pacientëve me grup gjaku O ishte shumë i ulët dhe në shumë pak raste pacientët shfaqnin shenja klinike.

Kjo nuk është hera e parë që konstatohet një imunitet shumë i lartë tek individët apo pacientët me grup gjaku O. Edhe në vitin 2005 kur shpërtheu pandemia “SARS” grupe të ndryshme shkencëtarësh dolën po në të njëjtin konkluzion.

Një tjetër revistë shkencore prestigjioze ndërkombëtare “New England Journal of Medicine” ka publikuar gjithashtu një studim të bërë për imunitetin i cili varet nga grupi i gjakut.

Edhe ky studim tregon se personat me grup gjaku O kanë një sistem imunitar më të mirë dhe për rrjedhojë edhe ndaj pandemisë Covid 19 janë më të mbrojtur.

Kurse grupi i gjakut më i rrezikuar është pikërisht grupi A i gjakut./Burimi:ATA