Konfirmojnë Shkencëtarët – Maska Parandalon Përhapjen e COVID-19

373 0

Një prej rregullave më strikte të pandemisë Covid-19 që përfshiu të gjithë globin vitin e kaluar ishte mbajtja e maskës.

Kjo rutinë aspak e zakonshme u bë përditshmëria e gjithësecilit pavarsisht vendit apo periudhës ku ndodheshe.

Maskat mbrojtëse për fytyrën u panë si një nga mënyrat e vetme dhe më efikase për uljen e shpërndarjes së këtij virusi.

Këtë e konfirmojnë edhe ekspertët në një studim të kryes së fundëmi një një shkallë të gjerë të popullsisë.

Çfarë thonë të dhënat?

Një studim i kryer në Banglandesh i cili përfshiu rreth 340 mijë qytetarë, tregon se maska është një nga mënyrat më të mira për të mbajtur larg Covidin.

Duke përcaktuar se ndër më efektivet në këtë aspekt ishin maskat kirurgjikale e më pas ato prej cope.

Rreth 600 qarqe në Banglandesh u bënë pjesë e këtij studimi që përfshiu 340 mijë persona.

Gjysmës së qytetarëve i’u dhanë maska kirurgjikale dhe cope për përdorim të survjeuar nga ekspertët, ndërsa gjysma tjetër u survejua pa pasur asnjë ndërhyrje për mbajtjen e maskës.

Ky studim zgjati përreth 8 javë në secilin qark dhe të dhënat treguan se tek ato qarqe ku mbajtja e maskës ishte e rregullt numri i infektimeve u ul me 9%.

Sipas ekspertëve kjo shifër është shumë e vlefshme dhe jo e rastësishme duke marrë parasysh numrin e madh të kampinomit për këtë studim.

Një tjetër dieferencë e rëndësishme që u vu re ishte ndryshimi mes materialit të maskave.

Sipas të dhënave në vendet ku u përdorën maska kirurgjikale infektimet ranë me 11% ndërsa në vendet ku u perdorën ato prej cope infektimet ranë me 5%.

Testimet treguan se maskat prej cope mund të filtronin vetëm 37% të virusit ndërsa ato kirurgjikalet rreth 95% të tij.

Gjithashtu personat 50-60 vjeç që përdorën maska ishin 23% më pak të rrezikuar për të dalë pozitiv ndaj Covid-19.

Po varianti Delta?

Ky studim u mbajt gjatë një periudhe kur infektimet në Banglandesh ishin të ulëta, por me shpërthimin e variantit Delta, ekspertët këshillojnë mbajtjen e maskës në mënyrë akoma me rigoroze.

Sipas tyre sa më i madh të jetë qarkullimi i virusit në një ambient aq më i madh është edhe efekti mbrojtës i maskave./AgroWeb.org