Konsumi i Kokrrave të Kafesë – Përfitimet dhe Efektet në Organizëm

990 0

Siapas një studimi ku AgroWeb.org mbështetet, kafeina, përbërësi më i rëndësishëm i kafesë është droga psikoaktive më e konsumuar në botë.

Shpesh ajo mund t’ju ndihmojë për t’u fokusuar, por gjithashtu mund të shtojë më tepër nervozizmin nëse konsumoni sasi të tepërta.

Një filxhan kafeje përmban mesatarisht rreth 95 miligramë kafeinë, megjithëse kjo mund të varet nga lloji i kafesë.

Ndërsa një kokërr e vetme kafeje, përmban rreth 6 miligramë kafeinë.

Dallimi është se kokrrat e kafesë janë shumë më të përqendruara se kafeja.

Sidoqoftë, do t’ju duhet të hani shumë kokrra për të marrë të njëjtin efekt të kafeinës nëse do të pinit një filxhan.

Por pasditeve kur keni nevojë për pak më tepër energji dhe nuk doni të konsumoni një filxhan të tërë kafeje, ngrënia e disa kokrrave të kafesë të mbuluara me çokollatë mund t’ju japë atë energji.

Për sa kohë që niveli i konsumit të kafeinës nuk i 400 miligramë në ditë, ju jeni të sigurtë.

Përfitimet shëndetësore të kafesë

Edhe pse komuniteti shkencor duket se lëkundet herë pas here në lidhje me përfitimet shëndetësore të kafesë, është e sigurt të thuhet se ka shumë prova të forta që mbështesin aspektet e saj pozitive.

Dhe sipas të dhëanve të fundit të AgroWeb.org duket se konsumimi i kafesë ka më shumë gjasa të mborjë shëndetin tuaj sesa ta dëmtojë atë.

Sipas të dhënave konsumi i kafesë shoqërohet me përmirësimin e shëndetit kardiovaskular, reduktimin e rrezikut për diabet të tipit 2, sëmundjes së Parkinsonit dhe llojeve të caktuara të kancerit.

Megjithatë nuk ka shumë studime që tregojnë se ngrënia e kokrrave të kafesë ka të njëjtin efekt në shëndetin tuaj.

Por në këtë pikë mund të supozojmë se ngrënia e kokrrave të kafesë mund të jetë më e dobishme sesa e dëmshme, pasi ato përmbajnë një sasi të konsiderueshme antioksidantësh.

Por krahas të mirave, për disa individë ngrënia e tyre mund të shkaktojë disa shqetësime, me të cilat AgroWeb.org ju njeh më poshtë.

Mund të shkaktojë probleme gastrointestinale

Sëmundja e refluksit gastrointestinal ose GERD, nganjëherë quhet edhe urth dhe mund ta bëjë të vështirë konsumimin e kafesë.

Kjo gjendje shëndetsore bën që acidet dhe enzimat përgjegjëse për tretjen të kthehen nga stomaku në ezofag, duke shkaktuar djegie dhe dhimbje.

Pirja e kafesë ose ngrënia e kokrrave të kafesë mund të përkeqësojë problemet ekzistuese të stomakut.

Prandaj jini të vetëdijshëm për atë që ndjeni në sistemin tuaj të tretjes kur konsumoni kafeinë.

Mund t’ju prishë gjumin

Shqetësimet të më të zakonshme nga konsumi i lartë i kafeinë është prishja e gjumit dhe shtimi i ankthit.

Por e gjithë kjo mund të ndryshohet duke kufizuar sasinë e kafesë ose të kokrrave të saj. / AgroWeb.org