Pica Me Patate Dhe Rozmarinë

742 0

Picat hyjnë tek familja e ushqimeve të shpejta, që përveç lehtësisë në të përgatitur janë edhe shumë të shijshme.

Ky gatim i shijshëm me origjinë italiane është një ndër ushqimet e preferuara që konsumohet kudo.

Pica është gjithashtu edhe një nga ushqimet me më shumë kombinime dhe receta.

AgroWeb.org sot ju njeh me një mënyrë të veçantë të përgatitjes së picës, ku përbërësit kryesorë janë patatet dhe rozmarina. Ndiqni më poshtë hapat e përgatitjes së saj.

Përbërësit (për 4 persona)

3 lugë vaj ulliri

400g patate të vogla

1 qepë të verdhë

1 thelpi hudhër

1 lugë çaji rozmarinë, e freskët

3/4 lugë çaji kripë

1/8 filxhan miell gruri të plotë

450 g brumë me grurë të plotë

1/2 lugë çaji piper i zi

Përgatitja

Para se të filloni me gatimin vendosni në furrë një tavë pjekjeje për ta ngrohur në temperaturë 250°C.

Më pas qëroni dhe prisni në feta të holla patatet, grini hollë qepën dhe hudhrën.

Ndërkohë nxehni në një tigan që është rezistent ndaj ngjitjeve, dy lugë gjelle vaj.

Skuqni në të patatet, qepën dhe hudhrën në nxehtësi mesatare derisa patatet të zbuten dhe qepa të fillojë të skuqet. Për këtë mund t’ju duhen rreth 7 minuta.

Një një pjatë përzieni rozmarinën dhe 1/2 lugë çaji kripë dhe lëreni mënjëanë.

Spërkasni me pak miell një sipërfaqe të pastër kuzhine të përshtatshme për përgatitjen e brumit.

Pasi brumi të jetë gati trasferojeni në një tepsi të parangrohur.

Lyejeni me shpejtësi të gjithë sipërfaqen e brumit me 1 lugë gjelle vaj të mbetur, spërkateni me 1/4 lugë çaji kripë dhe shtoni sipër përzierjen me patate, duke e shtypur butësisht mbi brumë në mënyrë që të ngjitet ngjitur.

Piqni në furrë derisa korja të forcohet dhe të skuqet dhe patatet të karamelizohen.

Pasi ta nxirrni nga furra spërkateni me piper, priteni në 4 copa të mëdha dhe shërbejeni.

Nëse dëshironi, për më shumë shije, spërkasni një lugë gjelle vaj ulliri./AgroWeb.org