Lidhja Midis Mikrobiomës Së Zorrëve Dhe Humbjes Në Peshë

685 0

Studiuesit zbuluan se mikrobioma e zorrëve, pra bakteret që ndihmojnë në tretjen e ushqimit dhe thithin lëndët ushqyese në zorrë, mund të ndikojnë në aftësinë e trupit tuaj për të humbur peshë.

“Disa njerëz e kanë më të vështirë se të tjerët të humbin peshë,” thotë autori i studimit Sean Gibbons. “Për shembull, disa janë në gjendje të kontrollojnë peshën e tyre përmes ndryshimeve në stilin e jetës, ndërsa të tjerë jo.”

Gjithashtu, është e vështirë të parashikohet se kush do t’i përgjigjet ndryshimeve në dietë ose stërvitje dhe kush mund të kërkojë strategji më intensive.

AgroWeb.org në bazë të të dhënave të mbledhura ju njeh më poshtë me rezultatet e këtij sudimi.

Çfarë tregon studimi për lidhjen midis mikrobionës së zorrëve dhe humbjes së peshës?

Rezultatet e studimit u përputhën edhe me hulumtimet e mëparshme, që tregojnë se lloje të ndryshme të baktereve në mikrobiomën e zorrëve mund të ndikojnë në përpjekjet tuaja  për të humbur peshë.

Studiuesit kanë zbuluar që mikrobioma e zorrëve luan një rol të rëndësishëm në menaxhimin e peshës dhe gjithashtu mund të ndikojë në përgjigjen e trupit tuaj ndaj përpjekjeve për të rënë nga pesha.

Megjithatë, tiparet specifike të mikrobiomës së zorrëve që mund të shpjegojnë këtë me më shumë detaje mbeten ende për t’u zbuluar.

Ana pozitive e hulumtimeve është se gjenet që ndihmojnë bakteret të rriten më shpejt ndikonin edhe humbjen e peshës.

Kjo sepse këto baktere marrin më shumë lëndë ushqyese nga ushqimi për veten e tyre, duke reduktuar kështu pjesën që ndikon në shtim të peshës.

Në fakt, disa dëshmi paraprake tregojnë për një bakterie të veçantë të zorrëve, që quhet Prevotella, e cila ndihmon në humbjen e peshës.

Nga ana tjetër, bakteret që prodhojnë më shumë enzima për të shpërbërë lëndët ushqyese në sheqerna, ishin të lidhura me rritjen e rezistencës ndaj humbjes në peshës.

Edhe studiues të tjerë iu pajtuan mendimit se këto gjetje zgjerojnë kuptimin mbi tiparet specifike të mikrobiomës së zorrëve, të cilat luajnë një rol në reduktinim e peshës./AgroWeb.org